Ambasadorët e BE, takim me Beqjan e Haxhinaston për programin e përbashkët qeverisës

TIRANË- Ambasadorët e BE-së në vendin tonë kanë zhvilluar sot një takim me përfaqësuesit e grupit të punës për programin e ri qeverisës, Ilir Beqja nga PS dhe Edmond Haxhinasto nga LSI.
Haxhinasto deklaroi se brenda 1o ditëve do te jete gati nje draft afër versionit zyrtar të programit per qeverisjen.
Në përfundim të takimit, Beqja theksoi se ambasadorët ishin të interesuar për punën e përbashkët që po bëhet, vecanërisht për 300 ditët e para të qeverisjes.
“Ata dhanë këshillat e tyre për të ardhmen e vendit, jo vetëm në integrimin por edhe zhvillimin e vendit, ishin të interesuar për shtetin e së drejtës, luftën kundër korrupsionit, drejtësi të pavarur, pra vlerat themelore të BE. Ishin të interesuar edhe për të shtyrë përpara bashkëpunimin ekonomik të vendeve respektike me Shqipërinë, për një sistem të qendrueshëm ligjor e fiskal”- tha Beqja.
Haxhinasto nga ana e tij vlerësoi komentet e ambasadorëve për planin që u paraqit.
“U vlerësua fakti që në programin tonë kemi referencë të vazhdueshme për integrimin për 12 prioritetet, u vlerësua përqasja në angazhimin e opozitës në proceset politike për integrimin dhe zhvillimin e vendit dhe në proceset e ardhshme”- tha ai.
PANORAMA
Add new comment