Rama dhe Topalli bashkë në Iftarin e parë

Postuar në 09 Korrik, 2013 15:14

Komuniteti Musliman Shqiptar ka shtruar Iftar me rastin e nisjes së muajit të shenjtë të Ramazanit, ku kanë qenë të pranishëm edhe mjaft personalitete të ndryshme.

Nëpërmjet një fotografie të shpërndarë nga deputeti Taulant Balla, bie në sy ulja në një tavolinë e kreut të PS-së, Edi Rama dhe kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli.

“Bashkë me Kryeministrin Rama morem pjese ne Iftarin e pare te Ramazanit per vitin 2013 shtruar nga Kryetari i Komunitetit Mysliman te Shqiperise, Selim Muça.”- shkruan Balla. 

Pak minuta më vonë është edhe Rama, që poston një “tweet”.

“Me Linden ne iftarin e shtruar nga Komuniteti Musliman. I uroj lehtesi cdo besimtari e mbaresi gjithe komunitetit.”-shkruan Rama.

Na tavolinë me Ramën dhe Topallin është edhe kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar dhe përfaqësues të komuniteteve të tjera fetare në vend.

 

 

PANORAMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.