Berisha dhe Topalli bojkotojnë SHBA-të

Postuar në 09 Korrik, 2013 15:13

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës po mban në këto momente një pritje me rastin e “Ditës së Pavarësisë”. Ngjarja po mbahet në sheshin para Galerisë së Arteve në Tiranë, dhe janë të pranishëm shumë personalitete shqiptare dhe të trupit diplomatik. 

I pranishëm është edhe Presidenti i Republikës, Bujar Nishani dhe kryeministri i zgjedhur, Edi Rama.

Sipas rastit, të pranishëm duhet të ishin edhe kryeministri në detyrë, Sali Berisha dhe kryeparlamentarja, Jozefina Topalli. Por mësohet se dy figurat kryesore të Partisë Demokratike nuk kanë marrë pjesë në ceremoni.  Nuk dihen ende arsyet e mungesës.

Ceremonia është hapur me interpretimin e himnit shqiptar dhe atij amerikan nga këngëtarja Rosela Gjylbegu dhe ka vazhduar me trupat e Marinsave të Ambasadës Amerikane që performojnë në ceremoninë e tyre zyrtare të ngritjes së flamurit.

 

 

SHEKULLI

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.