KQZ shtyn rezultatin. Lezha, Qarku i fundit

http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/themes/gazeta-e-re/...); background-color: rgb(255, 255, 255); color: rgb(85, 85, 85); line-height: 19px; background-position: 0px 20px; background-repeat: no-repeat no-repeat;">
3 javë - Procesi zgjedhor i 23 qershorit ka tri javë që ka përfunduar. KQZ-ja akoma nuk ka mbyllur fazën e parë të procesit të tij
11 qarqe - Deri më tani, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur tabelat e rezultateve për 11 qarqe të vendit, ose 11 zona zgjedhore
15 kuti - LSI-ja kërkon rinumërimin e votave për 15 qendrat e votimit të Qarkut të Kukësit të KZAZ numër 9 të rrethit të Tropojës
48 orë - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka si detyrë që brenda 48 orëve të miratojë tabelat e rezultateve për 12 qarqet e vendit
LSI kërkon numërimin e 15 qendrave të votimit për Qarkun e Kukësit
http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/themes/gazeta-e-re/...); background-color: rgb(255, 255, 255); color: rgb(85, 85, 85); line-height: 19px; background-position: 0px 20px; background-repeat: no-repeat no-repeat;">
Kukësi - Qarku i Kukësit pati një diferencë të ngushtë votash. Mandati i katërt u fitua me 14 vota nga ana e Partisë Demokratike
Lezha - Qarku i Lezhës u fitua me një diferencë të ngushtë votash nga kampi i majtë, duke marrë 4 deputetë, ndërsa tre u fituan nga PD
Mandatet - Një tjetër çështje që KQZ-ja duhet të realizojë janë ndarja e mandateve për çdo zonë, pra për 12 qarqet e vendit
Kolegji - Pas mbylljes së tabelave të rezultateve për 12 qarqet e vendit pritet që Kolegji të investohet për ndarjen e 140 mandateve
4 anëtarë - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po funksionon me katër anëtarë. Ky numër është i pamjaftueshëm për të përmbyllur procesin, të ndarjes së mandateve
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shtyn për 24 orë Qarkun e Lezhës, duke e lënë të pambyllur procesin e 23 qershorit. Kur dukej se procesi zgjedhor do të mbyllej në një kohë të shkurtër për shkak mos kontestimeve të shumta, KQZ-ja po e shtyn në kohë çështjen e Qarkut të Lezhës. Në mbledhjen e djeshme të KQZ-së është kërkuar nga përfaqësuesi i LSI-së, Ilirjan Muho se kur do të paraqiten për shqyrtim tabelat e votave për Qarkun e Lezhës. “Zonja kryetare, duke respektuar të drejtën tuaj për të pushuar, pas gjithë këtij procesi, me shpresën që sa mirë që nuk po na merrnit lejen e zakonshme, a mund të kemi një ide se kur do të vijë për miratim këtu rezultati për Qarkun e Lezhës?”, deklaroi Muho. Kryekomisionerja Lefterie Lleshi iu drejtua se sot do të bëhet shqyrtimi i këtij qarku duke mbyllur 12 zonat zgjedhore me rezultatet e 23 qershorit. Ndërkohë që procesi po zvarritet pa shkak ligjor, pavarësisht se Kodi Zgjedhor i ka përcaktuar afat institucionit më të lartë të zgjedhjeve që nga momenti i dorëzimit të materialeve zgjedhore nga ZAZ-të, KQZ duhet të bëjë publikimin e rezultatit për çdo qark brenda 48 orëve.
Tirana dhe Gjirokastra
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kaloi me katër vota tabelat e rezultateve për Qarkun e Tiranës dhe të Gjirokastër, duke e çuar në 11 numrin e zonave zgjedhore në shkallë vendi për shpalljen e rezultateve. Sipas tabelave përfundimtare koalicioni i majtë, Aleanca për Shqipërinë Europiane ka 251.921 vota gjithsej. Partia Socialiste në qarkun më të madh të Shqipërisë ka marrë 198837 vota, ndërsa LSI-ja ka marrë 35934 vota. Koalicioni i djathtë, Aleanca për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim rezulton se ka marrë në total 184.188 vota. PD si partia kryesore e koalicionit ka 151.472 vota. FRD-ja e ish-presidentit Topi rezulton të ketë marrë në këto zgjedhje 10062 vota, ndërsa AK-ja e Spahiut 4801 vota. Diferenca e votave mes koalicionit të PS-së dhe koalicionit të PD-së shkon në 67.733 vota. Sipas shifrave zyrtare të KQZ-së fletë votimi në kuti në këtë qark janë gjetur 457.653 copë, ku të dëmtuara janë 2534 copë. Vota të pavlefshme janë 6264, ndërsa të vlefshme janë 451407 gjithsej. Në bazë të këtyre rezultateve, koalicioni i majtë për këtë qark me 32 deputetë, ka fituar 19 mandate. Ndërsa koalicioni i djathtë i udhëhequr nga PD-ja ka fituar 13 mandate. Nga kampi i majtë: PS ka fituar 16 deputetë, ndërsa LSI-ja ka fituar 3 mandate. Nga kampi i djathtë PD-ja ka fituar 11 mandate, ndërsa dy të tjerët u ndanë ndërmjet PR-së dhe PDIU-së. Qarku i Gjirokastrës u miratua pa probleme mes partive. Nga pesë deputetë, katër i fitoi koalicioni i majtë ASHE, ndërsa vetëm një u fitua nga koalicioni i djathtë. Dy mandate u morën nga PS-ja, një nga LSI-ja. Koalicioni i majtë ASHE ka marrë 40649 vota, ku PS-ja mori 25.148 vota, ndërsa LSI-ja 11534 vota. Koalicioni i djathtë APMI mori 18125 vota, ndërsa PD 13.509 vota.
LSI kërkon numërim votash
Lëvizja Socialiste për Integrim ka depozituar dje në KQZ kërkesën e numërimit të votave për 15 qendra votimi në Qarkun e Kukësit. Përfaqësuesi i LSI-së, Ilirjan Muho, deklaroi se ka depozituar kërkesën ankimore për hapjen e kutive në këto 15 QV të Qarkut të Kukësit, për cilën e majta, e humbi mandatin për 14 vota. Mandati i së majtës, i dyti, i takonte LSI-së dhe ai i humbi në momentin e fundit, duke bërë që tre mandate t’i marrë PD dhe një PS-ja. “Kemi depozituar kërkesën ankimore të bërë nga LSI për zonën zgjedhore të Qarkut të Kukësit. Përmbajtja e kësaj kërkese ka të bëjë me kundërshtimin tonë të rezultatit në ZAZ nr. 9 të rrethit të Tropojës. Kemi kërkuar rinumërim dhe rivlerësim të votave për 15 qendra votimi, të cilat sipas materialit filmik të vënë në dispozicion nga KAZ, na rezulton që numri i votave për Aleancën për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim është më i madh se ai që pasqyrohet në regjistrimin filmik”, deklaroi Muho. KQZ e ka të pamundur të shqyrtojë një akt të tillë, pasi duhen 5 anëtarë. Kjo çështje mund të përfundojë në Kolegj.
SHQIP
Add new comment