Arkiv-Lajme të përditësuara
Ndryshon Lezha, e majta bie në 83 mandate, KQZ merret në mbrojtje nga policia
Mazhoranca e re bie në 83 mandate deputetësh. Të majtët kanë humbur mandatin e 4 në qarkun e Lezhës, i cili u ka kaluar demokratëve që tashmë arrijnë të përmbysin rezultatin e përgjithshëm në këtë qark në 4 me 3. Për këtë ka mjaftuar ndërhyrja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i cili nuk ka njohur rezultatin e sjellë nga KZAZ-ja 13 në qytetin e Lezhës për 10 kuti votimi, me argumentin se ato ishin të falsifikuara dhe ka përfshirë në tabelën përmbledhëse të rezultatit të dhënat që jep sistemi elektronik i këtij institucioni.
Berisha i bindet Ramës për mosrritje të pagave e pensioneve
“Mazhoranca e re vuan nga epshi për pushtet”
http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/themes/gazeta-e-re/...); background-color: rgb(255, 255, 255); color: rgb(85, 85, 85); line-height: 19px; background-position: 0px 20px; background-repeat: no-repeat no-repeat;">
Rritja - “Rritja e tremujorit të parë ka qenë 1.7%, nuk është rritje e madhe, por është 4 herë më e madhe se sa ishte në tremujorin e parë të vitit 2012”
Berisha akordon 3 herë fonde brenda një viti për vilën e Bujar Nishanit
Kryeministri në ikje, Sali Berisha, ka firmosur brenda 1 viti tre fonde për riparimin e Vilës 4, ku jeton Bujar Nishani.
Vendimi i fundit ka qenë në fillim të muajit dhe kishte si objekt rregullimin e vilës qeveritare në të cilën jeton presidenti Bujar Nishani.
Kësaj herë në vendimin që mban firmën e Berishës, i është akorduar fondi prej 27.570.126 lekësh për mobilimin e plotë të Vilës nr.4.
PDK, LDK, AKR DHE AAK PRO AMNISTISË, VV KUNDËR
Po vazhdon shqyrtimi i parë i Ligjit të ndryshuar për Amnistinë, ndërsa përkrahjen e tij deri më tani e kanë deklaruar grupet parlamentare të PDK’së, LDK’së, AKR’së dhe AAK’së. Kundër është shprehur sërish vetëm Vetëvendosja.
Behar Selimi në emër të PDK’së tha se Ligji do të mundësojë ndarjen e strukturave ilegale dhe kriminale kudo që ndodhen në vend, derisa ka pranuar se akti i miratimit është më tepër politik sesa juridik.
Bie edhe Shkolla e Magjistraturës
Ashtu sikurse Top Channel paralajmëroi pak ditë më parë, bordi i Shkollës së Magjistraturës votoi pro kandidaturës së anëtarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë Neshat Fana, për të qenë kreu i ri i kësaj shkolle.
Zgjedhja e zotit Fana do të bëhet zyrtare në mbledhjen e radhës të KLD-së, kur të merret në shqyrtim propozimi i bordit të shkollës për Neshat Fanën së bashku me nëntë votat pro tij.
Shkodër, merr flakë banesa e 6 familjeve
SHKODER- Një banesë në lagjen “Dërgut” të Shkodrës është përfshirë sot nga flakët.
Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa në banesë mësohet se jetonin gjashtë familje.
Zjarrëfikëset kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngajrjes, ndërsa po punohet për eleminimin e plotë të zjarrit, për të mos rrezikuar banesat në afërsi.
Ende nuk dihen shkaqet që kanë çuar në rënien e zjarrit, por paraprakisht dyshohet për një shkëndijë elektrike.
PANORAMA
Britania refuzon ekstradimin e 33-vjeçarit: Sistemi gjyqësor në Shqipëri, i korruptuar
Fatjon Kapri udhëtoi drejtë Gllazgout, pasi ishte përfshirë në vrasjen e një personi me thikë në Londër në vitin 2001. Ai mori identitet të rremë maqedonas me emrin Sajmir Sadiku, dhe nisi një lidhje me një punonjëse në një dyqan për ushqim të shpejtë, ku ai punon prej 12 vjetësh.
Kapri është i dënuar në mungesë në Shqipëria nga Gjykata e Elbasanit në vitin 2002. Ai mori 22 vjet burg për vrasjen e Ylli Pepës. Ka një ligj që lejon që vendi i lindjes të gjykojë mbi një ngjarje e cila mund të ketë ndodhur jashtë territorit të saj.
Rama: Nishani duhet të lexojë votën, kryeprokurori s’ka bërë gjë konkrete
http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/themes/gazeta-e-re/...); background-color: rgb(255, 255, 255); color: rgb(85, 85, 85); line-height: 19px; background-position: 0px 20px; background-repeat: no-repeat no-repeat;">
Braho - Përfaqësuesi i LSI, Spartak Braho, i zgjedhur deputet brenda listave të PS ishte dje pjesë e mbledhjes së grupit të ri të socialistëve. Duket se Braho do të vijojë të jetë formalisht pjesë e grupit PS-së.
Rama, sqarim për aplikimet online: CV-të, jo për të ndarë vendet e punës, por për transparencë
Kryesocialisti Edi Rama ka reaguar pas kritikave për iniciativën e tij lidhur me aplikimet online për punë. Ai ka sqaruar kritikët, duke thënë se kjo nuk është një nismë antishtet. Sipas Ramës, ata nuk e kanë lexuar ose nuk e kanë kuptuar apelin e tij publik.
Lezhë, ndryshon raporti
Nën masa të shtuara të sigurisë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ndryshoi raportin e mandateve në qarkun e Lezhës, ku mandati i katërt i së majtës, pas miratimit të tabelës përfundimtare i kaloi koalicionit të udhëhequr nga PD.