Berisha i bindet Ramës për mosrritje të pagave e pensioneve

Postuar në 11 Korrik, 2013 05:19

“Mazhoranca e re vuan nga epshi për pushtet”

http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/themes/gazeta-e-re/...); background-color: rgb(255, 255, 255); color: rgb(85, 85, 85); line-height: 19px; background-position: 0px 20px; background-repeat: no-repeat no-repeat;">

Rritja - “Rritja e tremujorit të parë ka qenë 1.7%, nuk është rritje e madhe, por është 4 herë më e madhe se sa ishte në tremujorin e parë të vitit 2012”

Qëndrueshmëria - “Për kushtet aktuale të ekonomisë rajonale dhe europiane, ekonomia shqiptare mbahet në stabilitetin më të qëndrueshëm në rajon”

Majko - “Sot mësova që qeveria në detyrë (humbëse e zgjedhjeve të 23 qershorit) ka marrë vendimin për rritjen e rrogave. Ky është një gjest i paprecedentë”

1.2 radhë - “Ftoj administratën të vijojë me vendosmëri zbatimin e të gjithë programit deri në ditën e vendosjes së qeverisë”

“Pozitiv është fakti se bilanci tregtar ka përmirësim të ndjeshëm nga një deficit minus 13, ka zbritur në minus 9”

“Kushtetuta e ka të qartë kur mbaron mandati i mazhorancës që ikën dhe kur fillon mandati i qeverisë se re”

Herion Mesi

Kryeministri në ikje, Sali Berisha, i është bindur apelit të kryeministrit në ardhje, Edi Rama, për të mos marrë asnjë vendim që ka të bëjë me rritje të pagave dhe pensioneve. Edhe pse në mbledhjen e javës së kaluar, Berisha deklaroi se do të miratonte një rritje me 6 për qind të pagave dhe pensioneve për shqiptarët, në mbledhjen djeshme nuk u miratua asnjë vendim që ka të bëjë me premtimin e tij. “Siç jeni njohur me premtimin para zgjedhjeve, javën tjetër vjen vendimi për rritjen e rrogave dhe pensioneve. Ky vendim është vendim i mandatit katërvjeçar që po mbaron dhe në asnjë mënyrë nuk mund të mbetet pa u mbajtur, siç është dhënë. Fjalë e dhënë, fjalë e mbajtur”, do të deklaronte në mbledhjen e 4 korrikut kryeministri Berisha. Por një javë më vonë, ky vendim nuk u firmos. Mesa duket, apeli i kreut të mazhorancës së re Rama një ditë pas deklaratës së shefit në detyrë të qeverisë, për të mos ndërmarrë asnjë vendim më tej, duket se ka bërë efekt. “I bëj një thirrje qeverisë në detyrë, kryeministrit në detyrë, që të pajtohen me realitetin e imponuar nga populli sovran dhe të kalojnë në një fazë kujdestarie, pa marrë më tutje vendime në funksion të vizionit apo të programit të tyre, që u ndëshkua me votën e qytetarëve”, u shpreh kryesocialisti Rama në mbledhjen e Asamblesë Socialiste.

Mbledhja e djeshme

Në fjalën e tij, kryeministri në ikje Berisha siguroi pasardhësin e tij se po e lë vendin në një gjendje të mirë ekonomike, pasi sipas tij, zgjedhjet nuk ndikuan negativisht në performancën ekonomike. Ndërsa, duke iu përgjigjur akuzave të pasardhësit të tij socialist, Berisha theksoi se ai po i dorëzon një vend me stabilitet ekonomik, duke akuzuar se mazhoranca re po shfaq shenja revanshi dhe epshi për pushtet. Berisha këmbënguli se qeveria e tij deri në ditën e saj të fundit do kryejë funksionet që i përcakton Kushtetuta, duke mos pranuar propozimin e kundërshtarit të tij politik Edi Rama, për qeveri kujdestare. “Ajo do t’i diktojë qeverisë në detyrë rregullat e Kushtetutës së Bangladeshit, por ata, për të krijuar qeverinë teknike, kanë rregull që qeveria dorëzon punën tre muaj para zgjedhjeve, ky model në Europë nuk ekziston”, u shpreh Berisha. Lidhur me pretendimet e kryesocialistit Rama për audit ndërkombëtar, Berisha i hodhi poshtë ato duke argumentuar se kjo vjen si pasojë e mosnjohjes totale nga Rama të realitetit. “Kanë disa pretendime që vijnë nga mosnjohja totale e realitetit, siç është ideja e një auditi ndërkombëtar. Zotërinjtë duhet të dinë se auditi ndërkombëtar është online, i përditshëm, i përjavshëm, i përmuajshëm. ‘Moody’s’ e renditi Shqipërinë në të njëjtin pozicion. Shqipëria ka KLSH që kontrollon përdorimin në buxhet në të gjithë territorin e vendit. E ftoj të marrë 5 kompani auditi ndërkombëtar që janë konstant, siç është FMN, BB dhe KE që ndjekin me interesin maksimal çdo zhvillim të vendit”, tha Berisha. Ndër të tjera, Berisha ftoi edhe një herë administratën të mos japë dorëheqjen, pasi sipas tij përveç një grupi këshilltarësh, të gjithë janë dhe do jenë në zbatim të qeverisjes së vendit. “Asnjë të mos japë dorëheqjen, asnjë nuk është këtu përveç një grupi këshilltarësh politikë, të tjerët janë në funksion të zbatimit të qeverisjes së vendit, administrata që vjen ka të drejtat e saj që të mund të marrë qëndrimet që mendon se i përshtat më shumë për të zbatuar programin e saj”, tha Berisha.

 

 

 

SHQIP

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.