Clinton fton Nishanin në ‘Nisma Globale Clinton 2013′

Ish Presidenti Amerikan, Bill Clinton ka ftuar Presidentin Nishani për të marrë pjesë në Aktivitetin “Clinton Global Initiative (CGI) 2013” – Nisma Globale Klinton 2013. Lajmin e ben me dije zyra per shtyp e presidentit, sipas te ciles, Ish Presidenti Amerikan, Bill Clinton, i ka dërguar Nishanit ftesën per pjesemarrje ne aktivitetin qe do të zhvillohet në Nju Jork, në datat 23-26 shtator 2013.
“Ky aktivitet do të diskutojë rreth temës “Mobilizing for Impact”, e cila do të përqendrohet në përfshirjen e njerëzve dhe burimeve të duhura që të ndërmerren veprime të efektshme përkundrejt sfidave globale”- thuhet ne njoftim.
Takimet e shkuara të Nismës Globale Klinton kanë mbledhur më tepër se 165 kryetarë shtetesh, 20 Fitues të Çmimeve “Nobel” dhe qindra drejtues fondacionesh dhe OJQ-sh, bamirës të mëdhenj dhe pjesëtarë të mediave.
PANORAMA
Add new comment