Britania refuzon ekstradimin e 33-vjeçarit: Sistemi gjyqësor në Shqipëri, i korruptuar

Postuar në 10 Korrik, 2013 15:06

Fatjon Kapri udhëtoi drejtë Gllazgout, pasi ishte përfshirë në vrasjen e një personi me thikë në Londër në vitin 2001. Ai mori identitet të rremë maqedonas me emrin Sajmir Sadiku, dhe nisi një lidhje me një punonjëse në një dyqan për ushqim të shpejtë, ku ai punon prej 12 vjetësh.

Kapri është i dënuar në mungesë në Shqipëria nga Gjykata e Elbasanit në vitin 2002. Ai mori 22 vjet burg për vrasjen e Ylli Pepës. Ka një ligj që lejon që vendi i lindjes të gjykojë mbi një ngjarje e cila mund të ketë ndodhur jashtë territorit të saj.

Pas vendimit autoritetet shqiptare i kërkuan Britanisë ekstradimin e 33-vjeçarit, por ai mund t’i shpëtonte policisë. Në 2010-n, ai u gjet në Gllazgou dhe u arrestua. Pas një procesi të gjatë apeli, ku Kapri pretendonte se sistemi gjyqësor në Shqipëri është i korruptuar, tre gjyqtarët e Gjykatës së Apelit në Edinburg refuzuan kërkesën e tij për t’u mos ekstraduar në Tiranë.

Por pas kësaj, pesë gjyqtarë të Gjykatës së Lartë në Londër, kryesuar nga Lord Hope kanë vendosur që kthimi i Kaprit në Shqipëri mund të shkelë të drejtat e tij për një gjykim të drejtë sipas Artikullit të Gjashtë të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Shqipëria është bërë pjesë e Këshillit të Evropës në vitin 1995 ndërsa ka ratifikuar Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut një vit më pas. Në vendimin e gjykatës thuhet: “Argumentet e rinj (të paraqitura nga përfaqësuesit ligjor të Kaprit)... mbështetën në prova... që tregojnë se sistemi gjyqësor i Shqipërisë është sistematikisht i korruptuar.

Provave u bashkëngjiten një numër raportesh të Komisionit Evropian, Departamentit Amerikan të Shtetit, Zyra e Demokracisë dhe Organizata për të Drejtat e Njeriut dhe Punëtorëve.” Gjykata arsyeton se, është të gjithë kanë një gjykim të drejt, por shumë shtete kanë një sistem gjyqësor të infektuar nga korrupsioni. Edhe pse është e vështirë të gjenden fakt, “nuk ka tym pa zjarr” thuhet në vendim. Në këtë prizëm, gjykata thotë se në një vend ku ekzistojnë praktika korruptive, rrezikohet të bëhen padrejtësi.

“Ata që janë familjarë me këtë sistem drejtësie mund ta dinë se sa nevojitet të paguhet, ndërsa për ata që nuk janë shumë familjarë mund të jetë një disavantazh i madh”. “Ka gjithnjë prirje për rrugë të shkurtra. Por liria e personit dhe e drejta për gjykim të ndershëm duhet të prevalojë”. Ky vendin e rikthyen çështjen në Gjykatën e Apelit në Edinburg dhe kërkohet që të hetohet çështja para se të merret vendimi për ekstradimin drejtë Shqipërisë.

 

 

 

SHEKULLI

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.