Arkiv-Lajme të përditësuara

Lezhë, vdes 22-vjeçarja në lindje, të afërmit akuzojnë mjekët për neglizhencë

Postuar në 09 Korrik, 2013 07:19

Një 22-vjeçare shtatzanë ka humbur jetën mbrëmjene djeshme në spitalin e Lezhës. E reja ka qënë në muajin e 9 të shtatzanisë dhe është paraqitur në spital për të lindur fëmijën e saj por ka pësuar komplikacione dh ka humbur jetën. Viktima është  Lorena Imeri, nga fshati Shullaz i Kurbinit. Familjarët tregojnë se e kanë çuar me urgjencë vajzën fillimisht në spitalin e Laçit, por aty nuk kishte mjekë të specializuar dhe për këtë arsye janë detyruar ta dërgojnë në Maternitetin e Lezhës.  Ata akuzojnë mjekët për neglizhëencë.

Ankandi i bonove, Financat mbajnë frymën

Postuar në 09 Korrik, 2013 07:17

Zhvillohet sot procedura e blerjes së borxhit 250 milionë USD te bankat dhe BSH

Interesat - Në ankandet e fundit janë regjistruar norma në ulje të interesave, nën 6 për qind

 

Majko në Bilisht: Doganierë, bëni gati plaçkat

Postuar në 09 Korrik, 2013 07:16

Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko, që kësaj here udhëhoqi garën në Tiranë, është shprehur në një takim me socialistët e Devollit se doganierët duhet të bëjnë gati plaçkat për të ikur.

Deklarata e tij është bërë në Bilisht, ndërkohë që lajmet për doganierë nga zona e Ridvan Bodes kanë qenë të shpeshta.

Rama: Humbësit të ndalin projektin rrënues

Postuar në 09 Korrik, 2013 07:15

Partia Socialiste ka zhvilluar sot për herë të parë pas fitores në zgjedhje mbledhjen e grupit parlamentar. 

Në fjalën e tij, kreu i PS-së Edi Rama është shprehur se tashmë është përmbyllur kapitulli i fitores dhe nis kapitulli i mirëqeverisjes.

“Në 23 qershor shqiptarët na dhanë së bashku me aletatin tonë strategjik LSI mandat të rëndë sa një mal.  Për tani duhet të mbyllim kapitullin e gëzueshëm dhe të hapim kapitullin e mirëqeverisjes në një vend ku realiteti s`ka asgjë të gëzueshme” tha Rama.

LSI i dorëzon programin PS-së

Postuar në 09 Korrik, 2013 03:20

Grupet e punës për hartimin e programit të emergjencës vijojnë konsultimet. Prioritet ekonomia dhe funksionimi i institucioneve

Grupi i punës së LSI-së, që drejtohet nga Edmond Haxhinasto, i ka dorëzuar PSsë programin e kësaj force dhe propozimet për 300 ditët e para të qeverisjes. Socialistët, që drejtohen në grupin e tyre nga Ilir Beqja, po bëjnë fokusimin e prioriteteve që qeveria e re do të zbatojë në 300 ditët e para të saj si emergjencë dhe më pas në nivelin makro për katërvjeçarin. 

Islami: Kush merret me CV-në time do ta ndriçoj me lazer

Postuar në 09 Korrik, 2013 03:19

-Tri ditë pas publikimit në media të fshirjes së historisë së Partisë Socialiste në CV-në e Kastriot Islamit, ky i fundit ka reaguar duke mohuar të gjithë këtë situatë. Edhe pse ende në faqen zyrtare të Partisë Demokratike profili i tij vijon të jetë me të dhënat jo të plota, duke hequr disa prej eksperiencave të punës të ushtruara para vitit 1992, ndërkohë që mungon tërësisht informacioni se ka qenë anëtar i Partisë Socialiste.

Akuza e rëndë e Leonard Demit: PD funksiononte me strategji staliniste

Postuar në 09 Korrik, 2013 03:18

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, kryetari i Komisionit të Sigurisë Kombëtare në Kuvendin e Shqipërisë, Leonard Demi, komenton humbjen që pësoi PD-ja në zgjedhjet e 23 qershorit.

Sipas tij, shkaqe të rezultatit të dobët ishin korrupsioni politik i krerëve të grupeve të punës në qarqe, klaneve të tyre si dhe nepotizmi partiak në gjithë vendin.

ASHTON SOT NË BEOGRAD, NESËR NË PRISHTINË

Postuar në 09 Korrik, 2013 03:17

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Catherine Ashton, sot e fillon turneun ballkanik, me ç’rast do të qëndroj në Beograd dhe Prishtinë.

Kjo vizitë bëhet pasi mbrëmë në Bruksel përfundoi rundi i 13 i takimit ndërmjet kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë, përkatësisht Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiqi, me ndërmjetësimin e zonjës Ashton.

Ajo arrinë sot në Beograd, ku pritet të takohet me presidentin Tomisllav Nikolliq, kryeministrin Ivica Daçiq dhe zëvendëskryeministrin Aleksandar Vuçiq.

Interpelancë me ministrin grek

Postuar në 09 Korrik, 2013 03:15

Shpallja “Non grata” në Greqi e gazetarit të Top Channel, Marin Mema, tashmë është bërë objekt diskutimi edhe në parlamentin e shtetit fqinj. 

Ka qenë deputetja e partise Dimar, Maria Janakaqi, e cila ka kërkuar shpjegime nga ministri i Rendit publik dhe Mbrojtjes së qytetarëve, për këtë veprim, si dhe për ndalimin e një gazetareje maqedonase.

Në kërkesën për interpelancën e kërkuar, Janakaqi thekson:

Bruksel, përfundon takimi i rradhës Thaçi-Daçiç

Postuar në 08 Korrik, 2013 15:21

BRUKSEL- Në Bruksel ka përfunduar takimi ndërmjet kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiç, që u ndërmjetësua nga përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evripan për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton.

Në deklaratën e saj për media, pas takimit, Ashton theksoi se “pas vendimit historik të Këshillit Evropian në Qershor, për hapjen e bisedimeve për pranim me Serbinë dhe fillimin e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim – Asocimit me Kosovën, ne shikojmë nga hapat e ardhshëm të implementimit”.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara