Majko në Bilisht: Doganierë, bëni gati plaçkat

Postuar në 09 Korrik, 2013 07:16

Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko, që kësaj here udhëhoqi garën në Tiranë, është shprehur në një takim me socialistët e Devollit se doganierët duhet të bëjnë gati plaçkat për të ikur.

Deklarata e tij është bërë në Bilisht, ndërkohë që lajmet për doganierë nga zona e Ridvan Bodes kanë qenë të shpeshta.

“Doganierë të PD-së, e patë që me lekë Devolli nuk shitet. Tani të gjithë bëni gati plaçkat dhe mendoni për një biznes të ri në tregun e lirë të punës për të vazhduar jetën si qytetarë të lirë dhe të ndershëm të Shqipërisë. Vendet që keni pasur dhe i keni shfrytëzuar i keni humbur pasi thyet statusin më 23 qershor,” paralajmëroi Majko./ep

 

 

 

TEMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.