ASHTON SOT NË BEOGRAD, NESËR NË PRISHTINË

Postuar në 09 Korrik, 2013 03:17

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Catherine Ashton, sot e fillon turneun ballkanik, me ç’rast do të qëndroj në Beograd dhe Prishtinë.

Kjo vizitë bëhet pasi mbrëmë në Bruksel përfundoi rundi i 13 i takimit ndërmjet kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë, përkatësisht Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiqi, me ndërmjetësimin e zonjës Ashton.

Ajo arrinë sot në Beograd, ku pritet të takohet me presidentin Tomisllav Nikolliq, kryeministrin Ivica Daçiq dhe zëvendëskryeministrin Aleksandar Vuçiq.

Sipas njoftimit të BE-së, ajo në Prishtinë, gjatë ditës së nesërme, do të takohet me presidenten Atifete Jahjaga dhe me kryeministrin Hashim Thaçi.

 

Ashton e kënaqur me përkushtimin e dy kryeministrave

Në Bruksel ka përfunduar takimi ndërmjet kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë, përkaktësisht Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq, që u ndërmjetësua nga përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evripan për politikë të jashtme dhje siguri, Catherine Ashton.

Në deklaratën e saj për media, pas takimit, Ashton theksoi se “pas vendimit historik të Këshillit Evropian në Qershor, për hapjen e bisedimeve për pranim me Serbinë dhe fillimin e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim – Asocimit me Kosovën, ne shikojmë kah hapat e ardhshëm të implementimit”.

Mëtutje, ajo ka theksuar se “është e rëndësisë madhore që puna në implementim të vazhdojë gjatë javëve dhe muajve, ashtu siç parashihet me Planin e implementimit” dhe ka shtuar se “është e kënaqur që të dy kryeministrat e konfirmuan përkushtimin e tyre për këtë qëllim”.

Sipas njoftimit për media, që e ka dërguar Maja Kocijançiq, zëdhënëse e Ashton, “tekstet për telekom dhe energji pothuajse janë finalizuar” dhe se “diskutimet për këto tekste do të vazhdojnë gjatë ditëve të ardhshme”, derisa Catherine Ashton do të udhëtojë në Beograd dhe Prishtinë.

Ashton në takim me Thaçin dhe Dacicin

Sapo ka filluar takimi Thaçi - Dacic nën ndërmjetësimin e Baroneshës Catherine Ashton.

Zëdhënësja Maja Kocijancic ka njoftuar se deri më tani Ashton i ka takuar ndaraz dy Kryeministrat.

"Kjo është për të konfirmuar se Përfaqësuesja e Lartë Ashton është duke i takuar Kryeministrat Dacic dhe Thai" thuhet në një njoftim të lëshuar pak më parë.

 

 

Fillon raundi i 13' të i dialogut

Maja Kocijancic, zëdhënëse e Baroneshës Catherine Ashton ka njoftuar për media se sapo ka filluar raundi i 13'të i dialogut Kosovë- Serbi për normalizimin e raporteve.

Kocijancic bëri të ditur se lehtësuesja europiane e dialogut, Ashton aktualisht është në takim me Kryeministrin serb, Ivica Dacic dhe ekipin e tij.

“Takimet në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE’ja për normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës sapo kanë filluar. Përfaqësuesja e Lartë Ashton është aktualisht në takim me Kryeministrin Dacic dhe ekipin e tij. Kjo do të pasohet nga një takim dypalësh të Ashton me kryeministrin Thaçi dhe ekipin e tij.Takimi i Përbashkët do të ndiqet më pas", thuhet në njoftimin e sapo lëshuar për media.

 

 

Sot vendoset për energjinë dhe telekomin

Në raundin e trembëdhjetë të bisedime mes Kosovës dhe Serbisë, që mbahet sot në Bruksel mes dy kryeministrave Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiç, autoritetet e BE’së pritet të prezantojnë draft- marrëveshjet për çështjet e Telekomit dhe Energjetikës.

Burime të Express bëjnë të ditur se palët kanë afrime sidomos sa i përket çështjeve të energjetikës, por kanë po tentojnë të vendosin në nivel kryeministrash për telekomin respektivisht kodin telefonik dhe licencimin e një operatori serbë mobil në Veri.

Nga Zyra e lehtësueses së dialogut, Baroneshës Catherine Ashton, Express i është thënë se Thaçi dhe Daçiç do të bisedojnë për zbatimin në praktikë të marrëveshjes së prillit, pa hyrë në detaje tjera.

“Ata do të diskutojnë për hapat e mëtejmë në implementim:”, ishte përgjigja e Maja Kocijancic dhënë për Express të dielën.

Përderisa më konkret ishin zyrtarët e Prishtinës rreth takimit të nesërm.

Kryenegociatorja kosovare në bisedimet teknike për çështjet e implementimit të marrëveshjes Edita Tahiri bëri të ditur për Express disa pika të draft marrëveshjeve në fushën e telekomit dhe energjetikës për të cilat palët do të bisedojnë nesër (sot).

“Sa I përket konkretisht për telekomin dhe energjinë mund t’iu informojë që tashmë për të dyja këto çështje ekzistojnë draft- marrëveshjet, të cilat BE’ja I ka hartuar në bazë të diskutimeve tre-paleshe në gjithë këtë periudhë të bisedimeve dhe fakti që ekzistoj ë këto nënkupton që janë afruar qëndrimet mes palëve mirëpo ende ka çështje që duhet të drejtohen në nivel të takimit të kryeministrave të të dyja shteteve dhe baroneshës Ashton”, tha Tahiri.

Sipas saj parashihet që për çështje të telekomit të dyja palët të pajtohen për fillimin e bashkëpunimit. Përderisa tha se sa i përket Kodit telefonik, i mbetet BE’së që të aplikojë në emër të Kosovës në ITU për kod shtetëror.

“Ajo kryesorja që gjithmonë që e kemi thënë është se është pranuar që Kosova të ketë kodin telefonik shtetëror të cilin do t’ia ndajë ITU dhe që BE do të ndihmojë në procesin e marrjes së kodit shtetëror për Kosovën, duke shuar dilemën e përparshme që Serbia ka tentuar të bëjë aplikimin në emër të Kosovës dhe ju e dini që ne e kemi kundërshtuar këtë fakt pra zgjidhja është që BE’ja si ndërmjetësuese të bëjë veprime të cilat shkojnë në drejtim të komunikimit me ITU’në për t’ia dhënë Kosovës kodin shtetëror”, tha Tahiri për Express.

Ajo po ashtu tha se pala kosovare ka ofruar edhe zgjidhje për licencimin e ndonjë kompanie të re serbe në Kosovë si operatorë mobil.

Por, Tahiri theksoi se assesi nuk do të pranohet që të licencohet një operator aktual i Serbisë siç është përmendur nga pala serbe, Telekomi serb.

 

“Ka mundësi që në bazë të kornizës ligjore të Kosovës për Telekomin për licencime më të kufizuara dhe që nuk kërkojnë tenderim dhe për këto zgjidhje të kufizuara ne kemi themi të gatshëm të ofrojmë zgjidhje. Por dua të sqarojë se këtu nuk është fjala për të bërë një licencim për ndonjë kompani telekomunikuese të Serbisë kjo nuk është e saktë ndonëse kështu ishte deklaruar pala serbe se telekomi serb do të licencohet. Do të jetë kompani e re që regjistrohet në Kosovë dhe do të regjistrohet pranë Ministri së Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës”, tha Zëvendëskryeministrja Tahiri.

Çështje të tjera të cilat pritet të diskohet sot mes kryeministrave janë edhe ato të energjisë por edhe të drejtësisë dhe sigurisë.

Sipas Tahirit edhe në këto fusha ka përparime.

Një prej tyre tha se është pajtimi për bashkëpunim në fushën e energjisë.

“Pas korrikut 2014 sipas marrëveshjes,operatori rregullues i Kosovës do të mundtë hap tregun për energji dhe të licencojë edhe operatorë tjerët të energjisë pra bëhet fjalë për liberalizimin e tregut pas korrikut 2014 por ta kemi të qartë operator publik mbetet vetëm KEC’i”, tha Tahiri.

“Një çështje tjetër është ajo e fillimit të rregullimit të pagesave të energjisë elektrike nga konsumatorët e pjesës veriore. Në këtë rast marrëveshja është që një kompani serbe e cila themelohet në Republikën e Kosovës por me veprim në pjesën veriore mund të ketë aktivitet komercial për t’i bërë këto shërbime. Por për ta bërë këtë veprim kjo kompani duhet të hyjë në bisedime me KEC, operatorin publik të Kosovës i cila tashmë është operatori i vetëm publik për furnizimin dhe distribucion”, shtoi ajo.

Sa i përket çështjes së gjykatave në veri, Tahiri tha se nuk do të ketë Gjykatë të Apelit sipas kërkesës së serbëve në veri por vetëm divizion.

“Në veri do të ketë vetëm divizion të Gjykatës së Apelit dhe në asnjë rrethanë nuk do të ketë në pjesë tjera, tendencat e palës serbe në këto bisedime ka qenë gjithmonë të krijohet diçka etnike por ne e kemi kundërshtuar plotësisht dhe për këtë e kemi edhe përkrahjen e Bashkimit Europian”, tha ajo.

Ndryshe ky është raundi i 13’të i bisedimeve Kosovë-Serbi në nivel kryeministrash dhe me lehtësimin e Bashkimit Europian me ndërmjetësuesen Catherine Ashton.

 

 

EXPRESS

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.