Bruksel, përfundon takimi i rradhës Thaçi-Daçiç

Postuar në 08 Korrik, 2013 15:21

BRUKSEL- Në Bruksel ka përfunduar takimi ndërmjet kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiç, që u ndërmjetësua nga përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evripan për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton.

Në deklaratën e saj për media, pas takimit, Ashton theksoi se “pas vendimit historik të Këshillit Evropian në Qershor, për hapjen e bisedimeve për pranim me Serbinë dhe fillimin e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim – Asocimit me Kosovën, ne shikojmë nga hapat e ardhshëm të implementimit”.

Më tutje, ajo ka theksuar se “është me rëndësi madhore që puna në implementim të vazhdoj gjatë javëve dhe muajve, ashtu siç parashihet me Planin e implementimit” dhe ka shtuar se “është e kënaqur që të dy kryeministrat e konfirmuan përkushtimin e tyre për këtë qëllim”.

Sipas njoftimit për media, te zedheneses Maja Kocijançiç, “tekstet për telekom dhe energji pothuajse janë finalizuar” dhe se “diskutimet për këto tekste do të vazhdojnë gjatë ditëve të ardhshme”, derisa Catherine Ashton do të udhëtojë në Beograd dhe Prishtinë.

 

 

PANORAMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.