Lezhë, vdes 22-vjeçarja në lindje, të afërmit akuzojnë mjekët për neglizhencë

Një 22-vjeçare shtatzanë ka humbur jetën mbrëmjene djeshme në spitalin e Lezhës. E reja ka qënë në muajin e 9 të shtatzanisë dhe është paraqitur në spital për të lindur fëmijën e saj por ka pësuar komplikacione dh ka humbur jetën. Viktima është Lorena Imeri, nga fshati Shullaz i Kurbinit. Familjarët tregojnë se e kanë çuar me urgjencë vajzën fillimisht në spitalin e Laçit, por aty nuk kishte mjekë të specializuar dhe për këtë arsye janë detyruar ta dërgojnë në Maternitetin e Lezhës. Ata akuzojnë mjekët për neglizhëencë. 22-vjeçarja është paraqitur në spitalin e Lezhës rreth mesnatës, dhe ka humbur jetën një orë më pas. As foshnja nuk ka mundur të mbijetojë. Familjarët po presin tërheqjen e trupit nga morgu i spitalit, ndërkohë që fillimisht do të pritet ekspertiza mjekoligjore që do të përcaktojë edhe shkaqet e vdekjes së Lorenës dhe foshnjës së saj. Familjarët protestojnë para morgut të spitalit, duke kërkuar tërheqjen e kufomës, pasi kanë caktuar ceremoninë mortore për në orën 16:00.
MAPO
Add new comment