Raporti shuplakë i SOROS: Alterteksti ka qenë një dështim i plotë

Një raport i fundit i fondacionit të “Shoqërisë së Hapur”, ka publikuar të dhënat e fundit nga anketimi mes nxënësve, mësuesve, prindërve dhe drejtuesve të shkollave lidhur me procesin e alertekstit, raporton e përditshmja Shqip.
Sipas studimit rezulton se komisionet të cilat bëjnë përzgjedhjen e teksteve që do të punojnë më pas nxënësit në shkolla nuk bëhet publik, anëtarët janë anonimë dhe mbetet enigmë gjetja e anëtarëve të Komisionit të Votimit të Teksteve.
Sipas raportit, pjesa dërrmuese e mësuesve deklarojnë se nuk janë përfshirë në këtë proces, nuk u ka marrë njeri mendim dhe se në tekste shpesh gjenden gabime për të cilat bëhen me faj ata që s’kanë asnjë faj dhe përgjegjësi për tekstin e votuar. Po ashtu sipas raportit në procesin e altertekstit mungon transparenca, dhe nga viti në vit thuajse nuk ka asnjë përmirësim.
Nga anketimi që ka kryer Fondacioni i Shoqërisë së hapur, një pjesë e madhe e mësuesve pjesëmarrës në fokus-grupe akuzojnë KVT-të dhe KMT-në se të parët përzgjedhin dhe i dyti miraton tekste të një cilësie tepër të ulët dhe (shpesh) me gabime shkencore.
Por mbi të gjitha mbetet për t’u hulumtuar roli që luan MASH-i në lidhje me mirëfunksionimin e Altertekstit. Është evidentuar se MASH-i është në dijeni të rasteve ku drejtues arsimorë kanë dhënë udhëzime për përzgjedhjen e teksteve të caktuara, përmes raporteve që ka depozituar IKAP-i, megjithatë mbetet për t’u vërtetuar nëse MASH-i ka marrë apo jo masa ndëshkuese ndaj këtyre drejtuesve.
TEMA
Comments
Po nuk ka nevoje te na e
<p>Po nuk ka nevoje te na e thone kete, keta te Sorosit. E kemi thene prej kohesh, duke dhene mjaft argumente.</p>
Ky administratori i juaj, a
<p>Ky administratori i juaj, a merr vesh nga alterteksti?</p>
Add new comment