Arkiv-Lajme të përditësuara

“Po i jepet fund konfrontimit”

Postuar në 02 Korrik, 2013 04:42

Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Ettore Sequi, ka shprehur besimin se tashmë fryma e konfrontimit në politikë i ka lenë vend asaj të kompromisit, duke përmendur zgjedhjet e 23 qershorit, si një tregues shumë i rëndësishëm në këtë drejtim. 

Meta takon ambasadoren gjermane: Objektiv, marrja e statusit brenda këtij viti

Postuar në 01 Korrik, 2013 15:57

TIRANE- Ambasadorja gjermane, Carola Müller-Holtkemper ka uruar kreun e LSI-së, Ilir Meta për fitoren e koalicionit të majtë në zgjedhjet e 23 qershorit. Gjatë takimit Holtkemper- Meta,  me rastin e përfundimit të detyrës së saj në Shqipëri u vu theksi tek rezultati i qartë dhe pjesëmarrja masive e shqiptarëve në zgjedhje.

Sequi: Zgjedhjet, kthesë për politikën shqiptare

Postuar në 01 Korrik, 2013 15:55

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Ettore Sequi, i ka vlerësuar zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 23 qershorit si një moment kthese në politikën shqiptare. Ai thotë se sinjalet e fundit janë një shpresë e mirë për përmbushjen e ëndrrës europiane të shqiptarëve. Duke folur në pritjen e organizuar në zyrën e informimit të BE-së me rastin e anëtarësimit të Kroacisë në familjen europiane, Sequi tha se shteti më i ri në BE duhet të shërbejë si shembull për vendet e tjera të rajonit, përfshirë këtu edhe Shqipërinë, e cila ka një mbështetje mbarëpopullore për integrimin, 87%.

Patozi: Nuk do kandidoj për kreun e PD-së

Postuar në 01 Korrik, 2013 15:54

As numri dy i Partisë Demokratike  Astrit Patozi nuk do të kandidojë për  kreun e ri të selisë blu. Patozi deklaroi se do të respektojë çdo kandidaturë të denjë dhe se do të hedhë poshtë me neveri atë të çdo sharlatani. “Jam pjesë e përgjegjësisë. Nëse kryetari i partisë merr përsipër të gjitha përgjegjësitë, sigurisht që në radhë të dytë më takon mua që të marr përgjegjësitë e mija. Duke e ndjerë veten pjesë e kësaj përgjegjësie, unë nuk jam pjesë e këtij procesi, nuk kandidoj për kryetar të Partisë Demokratike.

PS-LSI 80 mandate, 4 deputetë nga 35 parti aleate

Postuar në 01 Korrik, 2013 15:52

Shumica e artë u arrit nga aleatët e tjerë. Si përfitoi PD-ja nga aleatët në katër qarqe

BLEDAR HOTI

Riker: Zgjedhjet e 23 qershorit, më të mirat e zhvilluara në Shqipëri

Postuar në 01 Korrik, 2013 15:50

Zëvendësndihmësi i sekretarit amerikan, Filip Riker, i ka cilësuar zgjedhjet e 23 qershorit, si më të mirat të zhvilluara ndonjëherë në Shqipëri. Deklarata e Riker u bë pas një takimi që ka zhvilluar në Kroaci me presidentin Bujar Nishani, me rastin e ceremonisë së anëtarësimit të këtij vendi në BE.

“Nё ditёn e dytё tё qёndrimit nё Kroaci, Presidenti i Republikёs Bujar Nishani u takua me Zёvendёsndihmёsin e Sekretarit amerikan tё Shtetit, ambasadorin Filip Riker.

Partia Socialiste feston 22-vjetorin

Postuar në 01 Korrik, 2013 15:49

Partia Socialiste ka festuar mbrëmjen e së hënës 22-vjetorin e themelimit. Festa është zhvilluar me disa ditë vonesë, pasi në 12 qershor socialistët ishin në fushatë për zgjedhjet parlamentare. 

Kryetari dhe kryeministri i ardhshëm, Edi Rama, në fjalën e tij ka falenderuar votuesit, aleatët, si dhe ka premtuar angazhimin e ekzekutivit të ri për rilindjen e Shqipërisë. 

Fyle, vendeve të Ballkanit Perëndimor: Progresi varet nga ju. Perspektiva e integrimit, e hapur

Postuar në 01 Korrik, 2013 08:58

Pas anetaresimit te Kroacise ne BE, duke u renditur keshtu vendi i 28-te anetar i familjes evropiane, komisioneri per Zgjerimin, Stefan Fyle i eshte drejtuar me nje mesazh vendeve te Ballkanit Perendimor. 

Sipas tij, perspektiva e integrimit te tyre ne Bashkimin Evropian eshte e hapur, duke i bere apel per plotesimin e gjithe kushteve dhe reformave te kerkuara.

Ai ka kujtuar se anetaresimi i Kroacise eshte nje shembull i mire qe duhet t’u sherbeje vendeve aspirante, nderkohe qe theksoi se me kete u tregua se BE eshte e hapur drejt zgjerimit dhe se  i mban premtimet.

Vrasja e Balerinës, Artur Kuliçaj shpallet në kërkim ndërkombëtar

Postuar në 01 Korrik, 2013 08:56

Prokuroria e Tiranës ka dërguar dosjen hetimore për vrasjen tragjike të balerinës Sonila Tafa, ngjarje kjo e ndodhur dy muaj më parë. 

Për vdekjen e saj, organi i akuzës fajëson Artur Kuliçajn. Akuza ndaj tij është vrasje me dashje në një apo shumë personave. Sipas prokurorisë, Kuliçaj ka qëlluar me paramendim. 

Rikthehet shpresa në familjen e Remzi Hoxhës

Postuar në 01 Korrik, 2013 08:55

Ardian Hoxha, djali i Remzi Hoxhës, i zhdukur 18 vjet më parë në Shqipëri, thotë se pas ndërrimit të pushtetit, në familjen e tij është rikthyer shpresa se vrasja e babait të tij do të zbardhet. Në një deklaratë për mediat, djali i Remzi Hoxhës, i rrëmbyer dhe torturuar nga SHIK-u në vitin 1995, thotë se pas 18 vitesh pritjeje, tashmë është koha që institucionet e reja në Shqipëri do të bëjnë të mundur së paku gjeten e eshtrave të babait të tij.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara