Arkiv-Lajme të përditësuara
Meta në Kryesi: Qeveria e re, gjithëpërfshirëse. Integrimi, presim bashkëpunim me opozitën e re
TIRANE- Lëvizja Socialiste për Integrim mblodhi sot Kryesinë e saj, për të diskutuar lidhur me rezultatin e zgjedhjeve të 23 qershorit, i cili për të ishte pertej pritshmërive.
Në fjalën hapëse, kreu i LSI-së, Ilir Meta, tha se pavarësisht rezultatit nuk është koha për tu sjellë me mendjemadhësi dhe eufori, por është koha të përulemi ndaj qytetarëve dhe tu shërbejmë atyre me përkushtim.
Rama falënderime shkodranëve
Rama ka falënderuar shkodranët për mbështetjen e madhe që i dhanë në 23 qershor, ditën e zgjedhjeve me votë kryengritëse siç thotë ai.
“Falënderoj popullin e Shkodrës që bëri kryengritje me votë. Ju provuat se ne mund të bëjmë të pamundurën. Kur bashkohemi bëhen gjëra të jashtëzakonshme. Shkodra refuzoi me votë qeverinë e arrogancës. Do punoj ditë dhe natë për të realizuar çdo premtim”, tha Rama.
Meta, kryetar i ardhshëm i parlamentit
Burime nga Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim bënë të ditur sot se në bisedime mes PS-së dhe LSI-së Ilir Meta u diskutua si një kandidaturë e mundshme për postin e kryeparlamentarit të kuvendit të dalë nga zgjedhjet e 23 qershorit.
Suela Konjari, në faqen zyrtare të teatrit: Zoti i faltë shqiptarët që votuan kundër Berishës
Në cilin vend të botës mund të ndodhë që një drejtoreshë teatri të shfaqet si një militante e vërtetë partie, duke shfrytëzuar pikërisht institucionin e teatrit? Ku tjetër, përveçse në Shqipëri!
E ka bërë Suela Konjari, drejtoresha e teatrit të Metropolit, një institucion nën varësinë e Bashkisë së Tiranës, që mbahet në këmbë pikërisht prej taksapaguesve kryeqytetas.
Sequi: Statusi, i arritshëm në dhjetor
Ambasadori i BE-së, Ettore Sequi deklaron në një intervistë për Top Channel se statusi i vendit kandidat për Shqipërinë është i arritshëm në muajin dhejtor. Duke vlerësuar zgjedhjet e 23 qershorit, Sequi apelon për një tranzicion sa më të butë të pushtetit dhe thotë se kompromisi duhet të jetë pjesë e jetës politike shqiptare.
Me zotin Sequi bisedoi gazetari ynë Muhamed Veliu.
TCH: Ambasador Sequi, a i plotësuan kriteret dhe standartet e kërkuara nga BE zgjedhjet e 23 qershorit?
Thaçi, uron Ramën: Qeveria e re të ruajë dhe garantojë unitetin kombëtar. Bashkëpunim drejt BE
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka uruar liderin e Partisë Socialiste të Shqipërisë, Edi Rama per fitoren në zgjedhjet e përgjithshme të 23 Qershorit, per te cilat thekson se vendi “tregoi pjekuri politike dhe kulturë të lartë demokratike”.
“Fitorja e koalicionit Aleanca për Shqipërinë Evropiane, pastaj qetësia, transparenca dhe pranimi i rezultat zgjedhor nga partitë politike shqiptare , janë tregues të përcaktimit të Shqipërisë për vlera dhe integrime evroatlantike”, thotë Thaçi.
Arvizu në kryeministri, takim me Berishën
Një ditë pas takimit me kryeministrin e ardhshëm, Edi Ramën, ambasadori amerikan, Aleksandër Arvizu, duket se po zhvillon një takim edhe me kryeministrin në detyrë, Sali Berishën.
Rreth orës 12:00 të ditën së sotme, eskorta që shoqëron diplomatin amerikan ka ndaluar përpara kryeministrisë. Ky takim vjen pas një ditë pas takimeve që Arvizu pati me Ramën dhe kreun e LSI-së, Ilir Metën.
TAP, do të shpronësohen 83 kilometra katror tokë
Të parët përfitues nga projekti TAP do të jenë pronarët e tokës ku do të instalohet tubacioni. Brezi i tokës do të jetë 400 metra i gjerë dhe 208 kilometra i gjatë. Vlerat e kompensimit do të jenë sipas çmimeve zyrtare të tokës në Shqipëri
Kandidati i PD, nën hetim për vrasje
Krimi në zgjedhje
Prokuroria e Kurbinit po verifikon rolin e Mëhill Fufit në vrasjen e Gjon Gjonit
Prokuroria nuk ka dhënë detaje, nëse Fufi hetohet si i dyshuar kryesor, apo si bashkëpunëtor
FRD njeh rezultatin dhe uron fituesit. Topi: Përshëndes dorëheqjen e Berishës, por s’mjafton
Kryetari i Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi, doli me një deklaratë për shtyp në mbyllje të procesit zgjedhor.
Topi tha se ata pranojnë rezultatin dhe uroi fituesit.
“Dal sot në emër të FRD për të bërë një deklaratë në lidhje me procesin zgjedhor.
Të nderuar qytetarë, të dashur anëtarë dhe mbështetës të FRD.
Sot mbyllet zyrtarisht procesi zgjedhor i 23 qershorit. Qytetarët morën vendim të qartë për rotacion politik dhe krijimin e një aleance të re qeverisëse.
Në emër të FRD, shpreh publikisht njohjen e rezultatit të këtyre zgjedhjeve,” tha Topi.
