Arvizu në kryeministri, takim me Berishën

Postuar në 28 Qershor, 2013 08:13

Një ditë pas takimit me kryeministrin e ardhshëm, Edi Ramën, ambasadori amerikan, Aleksandër Arvizu, duket se po zhvillon një takim edhe me kryeministrin në detyrë, Sali Berishën.

Rreth orës 12:00 të ditën së sotme, eskorta që shoqëron diplomatin amerikan ka ndaluar përpara kryeministrisë.  Ky takim vjen pas një ditë pas takimeve që Arvizu pati me Ramën dhe kreun e LSI-së, Ilir Metën.

Mendohet se temë e takimit me Berishën do të jetë situata pas zgjedhore deri në shtator, kur të formohet parlamenti i ti.  Arvizu, në takimin që pati me Ramën dhe Metën ditën e djeshme, diskutoi për një rotacion të butë të pushtetit. 

Takimi ka zgjatur disa minuta, ndërsa mësohet se gjatë paradites në Kryeministri ka qenë edhe ambasadori i OSBE-së, Eugen Wollfarth. 

 

 

 

SHEKULLI

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.