Suela Konjari, në faqen zyrtare të teatrit: Zoti i faltë shqiptarët që votuan kundër Berishës

Në cilin vend të botës mund të ndodhë që një drejtoreshë teatri të shfaqet si një militante e vërtetë partie, duke shfrytëzuar pikërisht institucionin e teatrit? Ku tjetër, përveçse në Shqipëri!
E ka bërë Suela Konjari, drejtoresha e teatrit të Metropolit, një institucion nën varësinë e Bashkisë së Tiranës, që mbahet në këmbë pikërisht prej taksapaguesve kryeqytetas.
“Do doja të isha në gjumë, duke parë këtë ëndërr të frikshme, nesër të zgjohesha… shumë shpejt do ta ndjejmë e prekim të gjithë atë që mbollëm në 23 qershor. Por do të jetë vonë, shumë vonë…”, shkruan ajo në faqen zyrtare të teatrit të Metropolit.
“…e përsëri unë nuk do të rresht së ndjeri krenare që jam pjesë e PD-së me SHQIPTARIN e vërtetë e BURRIN e MADH të SHTETIT, me politikanin e përmasave botërore, vizionar siç di të jetë veç ai, me SALI BERISHEN, që me dashuri, sakrifica, punë e përkushtim, shkroi historinë më të ndritur të DEMOKRACISE në vendin me regjimin më të egër komunist. Tashmë nuk më mbetet tjetër veç t’i lutem ZOTIT të na falë! Përzemërsisht Suela Konjari”, e mbyll ajo.
Kur këto shfaqje militanteske ndodhin edhe në institucionet e konsideruara si djep i kulturës, komentet janë të tepërta./
TEMA
Add new comment