Rama falënderime shkodranëve

Postuar në 28 Qershor, 2013 16:06

Rama ka falënderuar shkodranët për mbështetjen e madhe që i dhanë në 23 qershor, ditën e zgjedhjeve me votë kryengritëse siç thotë ai. 

“Falënderoj popullin e Shkodrës që bëri kryengritje me votë. Ju provuat se ne mund të bëjmë të pamundurën. Kur bashkohemi bëhen gjëra të jashtëzakonshme. Shkodra refuzoi me votë qeverinë e arrogancës. Do punoj ditë dhe natë për të realizuar çdo premtim”, tha Rama.

Pas fitores shumë të thellë ndaj së djathtës, Rama thekson se përgjegjësia e tij ndaj popullit është e madhe. Rama, do të udhëtojnë në disa qytete  për të falënderuar qytetarët që i besuan votën. 

 

SHEKULLI

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.