Arkiv-Lajme të përditësuara
Wollfarth përfundon mandatin: Shqipëria në fazë të re dinjiteti
Ambasadori i OSBE-së, Eugen Wollfarth, përfundoi vetëm 4 ditë pas zgjedhjeve mandatin e tij 3-vjeçar në Shqipëri. Mësohet se të dielën së bashku me bashkëshorten e tij drejt Kuvajtit.
Në fund të mandatit të tij, ai ka organizuar një pritje me krerët më të lartë të shtetit e politikës, por edhe gazetarë e diplomatë.
PR, Mediu: Duhet reflektim për humbjen
Kreu i republikanëve, Fatmir Mediu, partia e të cilit mori tre deputetë në këto zgjedhje, deklaroi se fituesi i vërtetë i këtyre zgjedhjeve është Ilir Meta.“Ajo që duket qartësisht është se ka fituar LSI dhe arsyet pse ka fituar nuk kam një përgjigje sot, por gjithsecili nga ne mund të bëjë një analizë në këtë moment paszgjedhor. E djathta ka ofruar më të mirën për qytetarët shqiptarë, ka pasur një lidership në mënyrë absolute të përqendruar në interesat kombëtare, por ka një seri faktorësh që duhen analizuar dhe unë nuk dua që të jem i nxituar në përfundimet e mia.
Meta: Duhet të justifikojmë votën plebishtare të 23 qershorit
Z. Meta, me çfarë e lidhni rezultatin e LSI-së në këto zgjedhje. Në vitin 2009 ju kishit katër mandate ndërkohë në këto zgjedhje keni një numër të konsiderueshëm. Mund të na thoni si cilët kanë qenë ato faktorë kryesorë që ndikuan në këtë rritje spektakolare?
Edi Rama: Sfidat e mia si kryeministër
Kryeministri i ardhshëm i vendit, zoti Edi Rama, përmbylli maratonën e gjatë të “Top-Story; Shqipëria Vendos”, në studion e Sokol Ballës.
Një maratonë e nisur në muajin maj, me nisjen e fushatës elektorale dhe ku njëri pas tjetrit dhanë mendimin e tyre figurat më të rëndësishme të politikës shqiptare, “Shqipëria Vendos” natyrishëm pati si të ftuar të fundit kryeministrin e ardhshëm të vendit, kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama.
Kuvendi ratifikon marrëveshjen Kosovë-Serbi. Protesta jashtë, të arrestuar e të plagosur
PRISHTINE- Me 84 vota për, 3 kundër dhe 1 abstenim, Kuvendi i Kosovës ka ratifikuar marrëveshjen e arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të arritur më 19 prill, për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.
Votimi i mundësua vetëm pasi sigurimi i Kuvendit të Kosovës, detyroi me forcë liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin dhe disa deputetë të kësaj Lëvizjeje, të largohen nga foltorja e Kuvendit dhe nga vendi ku ulet kryetari i Kuvendit dhe nënkryetarët e këtij institucioni.
Lista e kandidatëve që zgjidhen deputetë
Kuvendi i ri, i dalë nga zgjedhjet e 23 qershorit do të jetë me diversitet më të lartë se sa ishte në legjislaturën që pritet të mbyllet në shtator. Do të jenë shtatë parti që do të përfaqësohen, ku shumica do t’i takojë Partisë Socialiste. Në legjislaturën aktuale, përfaqësohen gjashtë parti.
Berisha- ministrave: Përkushtim deri në zgjedhjen e kabinetit të ri
Kryeministri Sali Berisha ka porositur sot ministrant që të vazhdojnë punën me përkushtim deri në ditën e fundit të dorëzimit të pushtetit dhe betimit të kabinetit të ri. “Fushata elektorale, dihet tani, zgjedhjet përfunduar. Detyra jonë është që deri ditën që parlamenti të votojë kabinetin e ri dhe të betohet tek presidenti, qeveria dhe administrata duhet te funksionojnë me të gjitha kapacitet dhe gjiro te plota.
Topalli: Përjetë me Sali Berishën
Jozefina Topalli, që përflitet gjerësisht si një nga emrat që do të kandidojë për kreun e Partisë Demokratike, u pa mbrëmë në selinë blu, e përlotur para, gjatë dhe pas fjalimit të kryeministrit Sali Berisha.
Mediat spekulojnë gjerësisht me garën e mundshme brenda PD-së, duke theksuar se Topalli dhe disa ministra janë kundër Lulzim Bashës, kryebashkiakut të Tiranës, që mendohet se është i preferuari i Berishës.
Ndërkohë, pas fjalimit të dorëheqjes së Berishës, kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, shkruan në FB:“Demokratët, përjetë me Sali Berishën”.
Arvizu: SHBA, partnere e Shqipërisë
Ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu zhvilloi të enjten paradite një takim me kreun e Partisë Socialiste Edi Rama.
Pas këtij takimi Arvizu u shpreh: "Zhvilluam një diskutim të mirë. Dy gjërat më të rëndësishme për të cilat diskutuam ishin, e para të kemi një tranzicion të butë dhe të rregullt dhe e dyta të ripohojmë angazhimin e fortë të SHBA-së. SHBA është partnere e Shqipërisë".
Zgjedhjet, KQZ pritet të publikojë rezultatet
UPDATE- Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve pritet te beje publike te dhenat zyrtare per rezultatin e zgjedhjeve parlamentare te 23 qershorit.
Mbreme vone KQZ njoftoi zyrtarisht për mbylljen e procesit të numërimit. Zëdhënësja e KQZ-së, Drilona Hoxhaj tha se pas numërimit të 2 kutive të fundit, në ZAZ-në 38 në Tiranë, ka përfunduar plotësisht procesi i numërimit të fletëve të votimit.
Ajo apeloi komisionerët që të sjellin sa më shpejt materialet zgjedhore, me qëllim shpalljen sa më shpejt të jetë e mundur të rezultatit përfundimtar.