"Idrizi s’ka vend në qeverisjen e së majtës, do të ikë bashkë me Saliun"

Kandidati i PS-së për qarkun e Vlorës, Koço Kokëdhima, në një intervistë për “Shekulli”-n hodhi poshtë mundësinë që PDIU-ja e çamëve të Idrizit t’i bashkëngjitej koalicionit të majtë që fitoi zgjedhjet. “E majta e bashkuar nuk do ju mundësojë partisë së Idrizit dhe ndonjë tjetre si ajo, që të riciklohen në pushtet, përmes koalicionit tonë”- u shpreh Kokëdhima.
Cili është komenti juaj për ofertën e çamëve të Shpëtim Idrizit që t’i bashkohen koalicionit fitues në zgjedhje?
E majta e bashkuar, PS-ja, LSI-ja dhe aleatët e tyre kanë siguruar 84 mandate. Koalicioni ynë nuk ka nevojë për çamët e Idrizit. Koalicioni ynë ka çamët e Konispolit, Shalësit, Janjarit, Markatit etj dhe të gjithë Shqipërisë dhe ku nuk ka nevojë për çamët e Idrizit dhe të Saliut. Unë besoj se e majta e bashkuar nuk do të bëjë koalicion me asnjë parti të koalicionit të Berishës. Partia e Idrizit do të qëndrojë 4 vite në opozitë bashkë me partinë e Berishës. E majta e bashkuar nuk do ju mundësojë partisë së Idrizit dhe ndonjë tjetre si ajo, që të riciklohen në pushtet, përmes koalicionit tonë.
Përse duhen refuzuar 5 mandate të çamëve, që do të dobësonin edhe më tej pakicën e Berishës?
Koalicioni ynë nuk do tu japë hapësirë renegatëve, siç bëri Saliu duke mbledhur renegatët tanë. Ne do ta ushtrojmë pushtetin, vetëm me ata që e fituan pushtetin. Idrizi nuk shkoi në koalicionin e Berishës për çështjen çame, por shkoi vetëm për përfitime personale dhe për përfitime financiare nga konjuktura që u krijua në prag të këtyre zgjedhjeve. E majta e bashkuar e ka mundur Shpëtim Idrizin bashkë me Saliun dhe e ka bërë aleancën me çamët e Aleancës Popullore. Çamët e Aleancës Popullore, pas katër vitesh do të fitojnë disa deputetë, ndërsa Idrizi dhe të tjerë nuk do të fitojnë asnjë deputet dhe do të ikin bashkë me Saliun. Partia e Idrizit nuk ka as- një vlerë dhe vetëm do t’i bënte dëm qeverisjes së të majtës së bashkuar.
Çfarë do t’i jepte kjo parti qeverisjes së majtë?
Asgjë.
Po si shpjegohet që PDIU u rrit kaq shumë në zgjedhjet e 23 qershorit?
Një nga strategjitë që Saliu përdori në këto zgjedhje ishte që fshihte PD-në e diskredituar pas PDIU-së, MEGA-s, PR-së etj. Këto parti në kë- to zgjedhje përfaqësuan thjesht interesat e Saliut dhe nuk përfaqësuan as çamët, as minoritarët grekë dhe as shtresën e ish-pronarëve të Shqipërisë. Unë besoj se koalicioni ynë do t’i lërë këto parti të shkojnë pas Saliut e me të.
SHEKULLI
Comments
Kocon nuk e do asnje ne
Kocon nuk e do asnje ne fshatin e tij TE lindjes pasi DHE ATJE SI kudo ka marre parate e tender it per TE ndertuar rrugen e qeparoit TE vjeter kohet kur po behej milioner DHE e la rrugen pa bere as ne vendlindjen e tij !!!
Madje na nxori DHE NJE emision SE SI TE behesh milioner por QE shiste
Perralla e verteta ESHTE SE ai merre tendera DHE JA q.. Robt cilesise sic ka bere tek bulevard I zogu I pare QE u prish brenda muajit
O KOCO JE ku therret qameti smund TE gjykosh TI TE pakten camet !!!
PO TI ke ngrene nje luge corbe te prishur si agjent Greek DHE po mundohesh TE percash SA TE mundesh por ske per Tja dale !
Add new comment