Berisha- ministrave: Përkushtim deri në zgjedhjen e kabinetit të ri

Postuar në 27 Qershor, 2013 08:10

Kryeministri Sali Berisha ka porositur sot ministrant që të vazhdojnë punën me përkushtim deri në ditën e fundit të dorëzimit të pushtetit dhe betimit të kabinetit të ri.  “Fushata elektorale, dihet tani, zgjedhjet përfunduar. Detyra jonë është që deri ditën që parlamenti të votojë kabinetin e ri dhe të betohet tek presidenti, qeveria dhe administrata duhet te funksionojnë me të gjitha kapacitet dhe gjiro te plota. Administrata e këtij vendi është një pasuri e madhe kombëtare dhe duhet te tregojë veten të funksionojë me kapacitet te plote dhe përkushtim të madh gjer ditën që ne e dorëzojmë. Ditën që ne e dorëzojmë i takon qeverisë tjetër të përcaktojë rrugën e mobilizimin dhe organizmit. Jeni të lutur, këtë mesazh që kam për punonjësit e administratës, duke i falënderuar për punën e bërë, duhet t’ia përcillni. Ne qëndrojmë me projektin deri ditën e fundit. Ditën e fundit vjen një drejtim i ri, që përcakton rregullat dhe standardet”, u shpreh Berisha Kryeministri mbodhi mesditën e sotme kabinetin qeveritar, ku kryefjalë ishte projekti TAP dhe kërkesa që ai i ka bërë sot përfaqësuesve të konsorciumit “Shah Deniz 2”, për përfshirjen e Kosovës në projekt. “Procesi e integrimi është me rëndësi, por ky projekt zgjidh problemin numër 1 për shumicën e vendeve të botës si energjia. Projekti do të ketë mbështetjen e qeverisë dhe të opozitës nesër në parlament dhe shqiptarët janë të vetëdijshëm për rëndësinë e madhe që ka ai. Në rafshin ekonomik dhe strategjik bën një fitore, procesi i integrimit është themelore, por shqiptarë me projektin TAP zgjidhin çështjen e energjisë. Kam paraqitur kërkesën që të përfshihet dhe Kosova. Pasi ndjenjat miqësore janë të lartë,po r ka një problem që ndërlikon këtë çështjen”, u shpreh Berisha. Sipas tij  projekti TAP, do jetë dhe projekti më i madh i gazit në Evropë, i cili tejkalon në investim cdo projekt tjetër gazsjellës dhe do të krijojë në Shqipëri mijëra vende pune.

 

 

 

MAPO

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.