PR, Mediu: Duhet reflektim për humbjen

Kreu i republikanëve, Fatmir Mediu, partia e të cilit mori tre deputetë në këto zgjedhje, deklaroi se fituesi i vërtetë i këtyre zgjedhjeve është Ilir Meta.“Ajo që duket qartësisht është se ka fituar LSI dhe arsyet pse ka fituar nuk kam një përgjigje sot, por gjithsecili nga ne mund të bëjë një analizë në këtë moment paszgjedhor. E djathta ka ofruar më të mirën për qytetarët shqiptarë, ka pasur një lidership në mënyrë absolute të përqendruar në interesat kombëtare, por ka një seri faktorësh që duhen analizuar dhe unë nuk dua që të jem i nxituar në përfundimet e mia. Ajo që është e papranueshme për ne, është se edhe pse është rezultati shumë i mirë i PR, si koalicion ne nuk kemi arritur të marrim mbështetjen e qytetarëve shqiptarë,” – tha Mediu për ‘AS’. Sipas tij, duhet reflektim dhe analizë për arsyet e humbjes së të djathtës, por shpreson që të mos ketë qenë arroganca. “Uroj e shpresoj që të mos ketë qenë kjo, sepse vërtet është një nga problemet më të mëdha që mund të shoqërojë si individ, si grup shoqëror dhe sidomos një forcë politike apo një qeveri”, tha Mediu.
MAPO
Add new comment