Topalli: Përjetë me Sali Berishën

Jozefina Topalli, që përflitet gjerësisht si një nga emrat që do të kandidojë për kreun e Partisë Demokratike, u pa mbrëmë në selinë blu, e përlotur para, gjatë dhe pas fjalimit të kryeministrit Sali Berisha.
Mediat spekulojnë gjerësisht me garën e mundshme brenda PD-së, duke theksuar se Topalli dhe disa ministra janë kundër Lulzim Bashës, kryebashkiakut të Tiranës, që mendohet se është i preferuari i Berishës.
Ndërkohë, pas fjalimit të dorëheqjes së Berishës, kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, shkruan në FB:“Demokratët, përjetë me Sali Berishën”.
Një nga kandidatët e PD në Shkodër, Gjok Uldedaj, në një prononcim për Shqip thotë se fajtor për humbjen në këto zgjedhje është lidershipi i PD-së në Shkodër, duke fajësuar kështu Jozefina Topallin./ep
TEMA
Add new comment