Arkiv-Lajme të përditësuara
Meta: Kryeministri i ri? Është e zgjidhur nga Kushtetuta
Kreu i LSI: Rezultat më i thellë seç e mendoja. “PD ka qeverisur për shkak të përçarjes së të majtës, tani të reflektojë në opozitë”.
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, deklaroi në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu në TV Klan, se zgjedhja e Kryeministrit të ri është e zgjidhur qartë nga Kushtetuta. Meta theksoi me tej se rezultati në të gjithë vendin ishte më i lartë nga ç’e priste, duke thënë se PD ka qeverisur për shkak të përçarjes të së majtës.
E majta e bashkuar drejt sigurimit të 84 mandateve
E ndërsa fitorja e së majtës është e sigurt, në orët në vijim pritet që të qartësohet vetëm diferenca midis së majtës dhe së djathtës. Gjer në orët e para të ditës së sotme, koalicioni i majtë kryesonte me 84 mandate, kundrejt 56 të së djathtës, duke i dhënë asaj fuqi të jashtëzakonshme në parlament për miratimin ligjeve me shumicë të cilësuar dhe për emërime në institucione kushtetuese. Nga projeksionet paraprake rezulton se koalicioni i majtë ka një bilanc pozitiv + 12.08 %, në krahasim me zgjedhjet e vitit 2009. Ndërsa koalicioni i djathtë ka një rënie në – 7.5 %.
Fevziu shtron pyetjen: Cili ishte shkaku kryesor i humbjes të së djathtës?
Ka shumë njerëz që kanë pyetur se ku është zhdukur Blendi Fevziu.
Tashmë nuk është kuriozitet që Blendi Fevziu ka nisur të pëlqejë Rilindjen.
Pas përplasjes me Berishën, Fevziu nisi të besojë tek ndryshimi i pushtetit.
Ndërsa ditën e zgjedhjeve, ai nuk ishte në asnjë televizion, sigurisht as me emisionin e tij “Opinion”.
Por Fevzo është rishfaqur, dhe në faqen në Facebook të emisionit të tij, ka shtruar një pyetje për diskutim: Cili mendoni se është shkaku kryesor i humbjes të së djathtës?
Ka nga ata që thonë se shkaku që humbi ishte vetë Fevziu.
MINISTRAT E BE-SË DISKUTOJNË PËR KOSOVËN E SERBINË
Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian do të diskutojnë sot zyrtarisht për Kosovën dhe Serbinë. Në takimin e tyre në Luksemburg pritet të miratohen konkluzat, të cilat do të propozojnë nisjen e negociatave për anëtarësimin e Serbisë në BE dhe nisjen e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit me Kosovën. Në konkluzat përkatëse thuhet se normalizimi i dukshëm dhe i qëndrueshëm i raporteve Kosovë-Serbi do të jetë kusht për të dyja palët që të ecin drejt BE-së, pa pasur mundësi që ta pengojnë njëra-tjetrën në këtë rrugë.
PD humbet avantazhin edhe në Kukës
Duket se gjatë zgjedhjeve parlamentare të vitit 2013 ka rënë edhe bastioni i fundit i Partisë Demokratike, ai i Kukësit, ku deri pak më parë projektimi i votave të numëruara ishte në 3 me 1 për koalicionin e djathtë.
PD: Kur të numërohen gjithë votat ne do jemi fituesit. Rama deklaroi dy herë fitoren, por humbi
TIRANE- Deputeti i PD-se, Gerti Bogdani ne daljen e pare nga selia blu ka shprehur besim ne fitoren e se djathtes, duke theksuar se procesi i numerimit te votave po tregon rritje te ndjeshme te koalicionit APMI.
Bogdani ne nje deklarate per mediat ne oren 14.50 ka falenderuar gjithe komisioneret per punen e deritanishme dhe vezhguesit per monitorimin e procesit, duke i inkurajuar edhe per me tej.
Deklarata e Bogdanit
Inaugurohet para kohe autostrada Tiranë-Elbasan, shembet masivi shkëmbor
Një masiv i madh shkëmbor është shembur në autostradën e re, të inauguruar vetëm para pak ditësh që lidh Tiranën me Elbasanin. Masivi i madh ka rënë nga mali dhe ka zënë pjesën e rrugës pranë tunelit Elbasan-Tiranë.
Raportohet se masivi shkëmbor dhe shumë dhera kanë zënë 75 për qind të gjerësisë së rrugës dhe 10 metra gjatësi në pjesën 600 m nga rruga nga ana e Elbasanit, pranë tunelit. Mesa duket kjo rrugë ësshtë inauguruar para kohe për efekt të fushatës nga qeveria shqiptare. Mësohet se fatmirësisht nuk ka pasur të plagosur deri më tani.
ODIHR apel liderave politikë: Dëgjoni vullnetin e popullit dhe pranoni rezultatin
ODIHR ka bërë publik raportin paraprak për zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit. Ndërkohë i ka bërë thirrje liderëve politik që të dëgjojnë vullnetin e popullit dhe të pranojnë rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve parlamentare. OSBE-ODIHR i vlerëson zgjedhjet si konkurruese dhe me pjesëmarrje aktive duke respektuar liritë thelbësore. “Këto kanë qenë zgjedhje substantive, që i kanë dhënë shqiptarëve zgjedhje reale, tani është koha që udhëheqësit politik të dëgjojnë vullnetin e popullit.
SHBA: Përshëndesim popullin shqiptar për pjesëmarrjen e lartë, përfundoni me shpejtësi dhe saktësi numërimin
Një zyrtar i Departamentit të Shtetit i tha Zërit të Amerikës se Shtetet e Bashkuara përshëndesin popullin shqiptar për pjesëmarrjen e lartë në votime duke ripohuar angazhimin për të ardhmen demokratike të Shqipërisë.
Zyrtari amerikan tha se procesi i numërimit të votave duhet të jetë transparent dhe të përfundojë me shpejtësi e saktësi, në mënyrë që të ripërforcojë vullnetin e popullit shqiptar.
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri pati një ekip të zgjeruar vëzhguesish që ndoqën zgjedhjet në mbarë vendin.
TEMA
E majta kryeson në gjithë vendin
Në të gjitha Komisionet Zgjedhore zonale vazhdon numërimi i votave. Në bazë të rezultateve të pjesshme fitues duket koalicioni i majtë i drejtuar nga Partia Socialiste.
Duke iu referuar rezultateve te deritanishme, opozita siguron deri ne 84 mandate, nje rezultat qe nuk ishte parashikuar as nga vete drejtuesit e opozites dhe qe e shnderron ate ne nje force kushtetuese ne Parlament. Thuajse ne çdo qark mazhoranca ka leshuar nga nje deri ne dy mandate dhe ketu nuk kane bere perjashtim as zonat qe tradicionalisht njiheshin si qarqe bastion te Partise Demokratike.
