PDIU: Kemi marrë rezultat përtej parashikimit

Postuar në 24 Qershor, 2013 07:03

 PDIU është një tjetër forcë politike që pretendon se ka fituar bindshëm në këto zgjedhje. “PDIU, sipas të dhënave paraprake ka arritur të sigurojë një rezultat shumë të mirë, përtej pritshmërive dhe projeksioneve që ne kemi paralajmëruar gjatë fushatës sonë elektorale. Po ashtu edhe koalicioni i mazhorancës “Punësim, Mirëqenie dhe Integrim” nga të dhënat tona, projektohet të jetë fitues në këto zgjedhje. PDIU bën thirrje që vullneti i qytetarëve të lexohet i lirë dhe të shpallet i lirë. Ne e duam Shqipërinë të Bashkuar. Ne e duam Shqipërinë Europiane”,- tha dje kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi. Ai sqaroi se rezultati i deritashëm bazohej në një vëzhgim që kjo parti kishte bërë në 5 qarqe; Tiranë, Elbasan, Durrës, Fier dhe Vlorë. “PDIU del para publikut këtë mbrëmje me të gjithë përgjegjshmërinë dhe detyrimin për të njoftuar se Shqipëria sot votoi e lirë. Me një manifestim dukshëm të dëshirës e shpresës së çdo qytetari shqiptar për të qenë aktor, faktor dhe autor për një të ardhme më të mirë, për një  të ardhme europiane”, – tha ai.

 

 

MAPO

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.