Arkiv-Lajme të përditësuara
Rama, Berishës: Ka gjithnjë një kohë për të humbur. Bëhuni pjesë e fitores së vendit
TIRANE- Kreu i socialisteve, Edi Rama, ka deklaruar sot nga selia e PS-se se Rilidnja jo vetem fitoi mbi rrenimin, por fitorja do te jete me e thelle nga sa pritej.
Ai i eshte drejtuar me thirrje kundershtarit, Berisha, se ka gjithnje nje kohe per te humbur.
“Reuters”, Rama udhëheq fitoren
Edhe mediat e huaja e kanë ndjekur vazhdimisht procesin e votimit dhe të numërimit të votave. “Reutets” shkruan se Partia Socialiste me në krye Edi Rama kryeson rezultatin që prej fillimit të procesit të votimit. ‘Reuters’ thekson se KQZ-ja, fillimisht ka qenë e heshtur në dhënien e informacionit, dhe ajo çfarë është vënë re shkruan, rrjeti i lajmeve, PD-së shpalli festë sa u mbyll votimi. Sipas agjencisë së njohur, Rama është përpara në Tiranë, Fier, berat, Elbasan, Korçë dhe Gjirokastër.
KVV: Procesi zgjedhor i qetë , KQZ ka punuar mirë
Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë e ka cilësuar procesin zgjedhot të qetë dhe punën e KQZ-së si të mirë. KVV publikoi sot konkluzionet për procesin zgjedhor. Pavarësisht disa incidenteve të vogla dhe ngjarjes së rëndë në Laç, ku një person u vra dhe dy të tjerë u plagosën procesi konsiderohet i qetë. Sipas vëzhguesve vendorë gjatë procesit të votimit janë vënë re probleme të tipit ,vonesat në hapjen e qendrave, votimet familjare, problemet me kartat e identitetit, problemet për intimidimin e zgjedhësve.
MAPO
Kukan: Berisha tha se do të pranojë rezultatin
Kreu i vëzhguesve të Parlamentit Europian, Eduard Kukan, i shoqëruar nga ambasadori i Bashkimit Europan, Etore Sekui, ishte i pari që vizitoi sot në mëngjes në zyrën e tij kryeministrin Sali Berisha.
Më pas ai shkoi në selinë e Partisë Socialiste ku takoi kryetarin, Edi Rama.
Pas takimeve, ai ka dhënë një prononcim për mediat, duke theksuar se Berisha i ka premtuar se do të njohë rezultatin.
“Dy-tre herë Kryeministri Berisha më ka përsëritur që do ta pranojë rezultatin,” ishte përgjigjja e Kukan, pas interesimit të mediave.
Publikohen të dhëna paraprake mbi pjesëmarrjen
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve publikoi të dhëna paraprake mbi përqindjen e pjesëmarrjes në zgjedhje nga votuesit për të 12 qarqet e vendit. Të dhënat i përkasin 10 për qind të qendrave të votimit. Në rang kombëtar, raportohet se kanë marrë pjesë rreth 50 për qind e votuesve, (nuk bëhet e ditur se si është nxjerrë kjo shifër nga ana e KQZ). Pjesëmarrja më e lartë raportohet në Kukës në masën 58 për qind ndërsa pjesëmarrja më e ulët raportohet në Vlorë në masën 40 për qind. Të dhënat e KQZ mbi pjesëmarrjen kanë qenë gjatë të gjithë ditës shumë të mangëta dhe tërësisht jokorrekte.
Kukan dhe Sekui, takim me Berishën
TIRANE- Ambasadori i BE-se ne vendin tone, Etore Sekui, shoqeruar nga Eduard Kukan kryetar i delegacionit të PE për marrëdhëniet me Evropën Jug – Lindore, kryesuar i komisionit Ad Hoc i Parlamentit Evropian, i cili ndodhet në Shqipëri me rastin e zgjedhjeve parlamentare kane zhvilluar nje takim me kryeministrin e vendin Sali Berisha.
Takimi i nderkombetareve me Berishen mbahet ne godinen qeveritare dhe pa pranine e mediave.
Rezultatet deritanishme, koalicioni i majtë fitues
Koalicioni i majtë po shkon drej një fitoreje të padyshimtë.
Nga rezultatet paraprake për 12 qarqet nga vëzhguesit e ‘A1 Report’ në të gjitha qendrat e numërimit të votave nxjerrin fitues koalicionin e majtë “Aleanca për Shqipërinë Europiane”.
Nga projeksionet paraprake rezulton se koalicioni i majtë ka një bilanc pozitiv + 13.5 %, në krahasim me zgjedhjet e vitit 2009. Ndërsa koalicioni i djathtë ka një rënie në – 7.9 %.
Nga projkesioni paraprak koalicioni i majtë merr 84 mandate, ndërsa koalicioni i djathë 56 mandate në rang vendi.
Fier, kryeson e majta, vota e para dhe për të pavarurin Dritan Prifti
Qarku i Fierit konsiderohet si një nga qarqet që mund të sjellë surpriza në këto zgjedhje. Kutia e parë që është hapur u përkiste banorëve të fshatit Drizë, ku nga raportimet paraprake rezulton se PS ka marrë 144 vota, LSI 3 vota dhe PD 21 vota. Në KZAZ 59, në qendrën e votimit 3126, Aleanca e majtë në kutitë e para ka 140 dhe Aleanca e djathtë 36. Në dy kutitë e numëruara deri në orën 2.23 në ditës së sotme ASHE numëron 297 vota ndërsa AMPI numëron 107 vota. Në këtë qakr 16 vota ka marrë edhe deputeti i pavarur Dritan Prifti.
KOSOVARË QË VENDOSIN NË KUKËS
Ora 19:30 e ditës së djeshme ka shënuar përfundimin e procesit të votimit në Qarkun e Kukësit. Si asnjëherë tjetër, ky proces ka patur një dyndje të madhe të popullsisë drejt qendrave të votimit. Nga 78 mijë votues, kanë marrë pjesë në votime mbi 63 për qind e individëve që janë pjesë e listave zgjedhore. Karakteristikë për Qarkun e Kukësit ka qenë shprehja e vullnetit për të marrë pjesë në votime edhe nga qytetarë të Republikës së Kosovës të cilët kanë qëndruar në Kukës gjatë periudhës së Luftës së vitit 1998.
Topi: Rezultati i FRD, përtej pritshmërive. Të pritet rezultati me qetësi
Kreu i Frymës se rë Demokratike, Bamir Topi tha se FRD pret një rezultat përtej pritshmërive. Nëpërmjet një konference për shtyp nga selia e FRD, Topi theksoi rëndësinë e pritjes së rezultatit me qetësi.
“Puna nuk ka përfunduar, ne presim që mbas të gjithë të dhënave, një rezultat jo vetëm në kufinjtë e pritshmërisë, por më shumë se aq. Unë i bej apel të gjithë partive politike, mbarë shoqërisë që në këtë moment ta presim rezultatin me shumë qetësi. Është një moment shumë i rëndësishëm, që do të bëjë të mundur fundin e tranzionit.”- tha Topi.
