Arkiv-Lajme të përditësuara

PS mitingje përmbyllëse në Shkodër e Vlorë

Postuar në 21 Qershor, 2013 15:15

Partia Socialiste e mbylli fushatën elektorale në dy qendra të rëndësishme, në Shkodër dhe në Vlorë, qytete në të cilat janë ndarë edhe figurat më të rëndësishme të partisë më të madhe të opozitës. 

Fillimisht pasditen e te premtes, kreu i PS-së Edi Rama ishte ne Shkoder, ku theksoi se era e Rilindjes po fryn fort në kryeqendrën e veriut.

"Zgjidhni numrin 29 që të çliroheni. Nuk duhet të jetojmë më me ndasitë e vjetra ndaj duhet të ndëshkojmë me votë marrëzinë e përçarjes", tha Rama.

Bashkia jep 45 hipoteka për ndërtesat e para ’91, Basha: Fund makthit 23 vjeçar. Qytetari, i pari

Postuar në 21 Qershor, 2013 06:38

TIRANË-Kreu i bashkisë së Tiranës ka shpërndarë sot certifikatat e pronësisë për 45 familje, ndërtesat e të cilave ishin bërë para vitit 1991, por ishin të pahiptekuara. Në një takim me banorë të zonës së Shkozës, përfituese të certifikatave të pronësisë, Basha premtoi se në këtë mënyrë do të zgjidhen gjithë problemet e pronësisë së kryeqytetasve.

OSBE dhe KiE: KQZ-ja duhet të ndahet nga politika

Postuar në 21 Qershor, 2013 06:36

Krerët e misioneve vëzhguese të OSBE-së dhe KiE-s në Shqipëri, dolën sot në një deklaratë të përbashkët, ku u bëjnë thirrje liderëve politikë në vend, që të shfrytëzojnë dy ditët e mbetura në një mënyrë sa më konstruktive, në mënyrë që procesi zgjedhor të mos ketë pengesa apo vështirësi.

“Ne i bëjmë tirrje anëtarëve të Komisionit Qendror Zgjedhor të marrin përsipër pa vonesë detyrat dhe përgjegjësitë e tyre për një proces elektoral të qetë. 

Meta: Përjashtoj koalicionin me Berishën pas zgjedhjeve

Postuar në 21 Qershor, 2013 06:35

Kryetari i LSI-së, Ilir Meta përjashtoi një koalicion paszgjedhor me Berishën. Nga Berati, ku zhvilloi mitingun përmbyllës të fushatës, Meta e fokusoi mesazhin politik tek largimi i Berishës. Më tej ai ka folur në ligjëratë të drejtë: Përjashtoj çdo koalicion paszgjedhor me Sali Berishën dhe PD. “Kryeministri që po ikën, deklaroi se nuk përjashtonte koalicionin me Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Ministri i Brendshëm Flamur Noka nuk ka paguar gjobat

Postuar në 21 Qershor, 2013 06:34

Ministri i Brendshëm Flamur Noka është një nga shumë deputetët e Kuvendit të Shqipërisë që ka kryer shkelje të shumta të kodit rrugor, është gjobitur, por nuk i ka paguar gjobat, bën të ditur agjencia Balkan Insight.

Gazetari Spartak Koka raporton se megjithëse deputetët duhet të tregojnë sjellje të tillë që të përbëjnë shembuj pozitivë për qytetarët, të dhënat e policisë së shtetit tregojnë se ata janë pikërisht shkelësit më të mëdhenj të rregullave të qarkullimit.

Ambasada amerikane: 23 qershori mund të gjenerojë dhunë

Postuar në 21 Qershor, 2013 06:33

Ambasada amerikane ka njoftuar sërish qytetarët e vet në Shqipëri, që të qendrojnë larg qendrave të votimit më 23 qershor, pasi mund të ketë dhunë gjatë dhe pas zgjedhjeve.

Sequi: Mungon besimi tek procesi zgjedhor

Postuar në 21 Qershor, 2013 06:31

Ettore Sequi, ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, theksoi në studion e emisionit ‘Wake Up’ në Top Channel dhe Top Albania Radio se në Shqipëri mungon besimi tek procesi zgjedhor. 

Ja temat e prekura nga Sequi gjatë emisionit:

Zgjedhjet – Zgjedhjet e mira janë shumë të rëndësishme për të ecur përpara. Këto zgjedhje janë një test kritik për institucionet e vendit. Të shkosh drejt Europës do të thotë të bëhen zgjedhje të mira.

Mitingu përfundimtar i PS, njëherësh në Shkodër e Vlorë

Postuar në 21 Qershor, 2013 02:40

Partia Socialiste do të zhvillojë dy mitingjet përfundimtare në dy qytete njëkohësisht. Mitingjet do të zhvillohen në Vlorë dhe në Shkodër, por që do të ndiqen përmes ekraneve gjigante mesazhet e kryetarit socialist. 

Mësohet se Rama do të flasë nga podiumi i mitingut të Vlorës që do të zhvillohet në “Sheshin e Flamurit”, ndërsa do të ndiqet dhe në Shkodër. 

Kjo është hera e parë që PS e zhvillon mitingun mbyllës jashtë Tiranës, siç dhe kryetarin e saj e kandidon larg kryeqytetit.

 

 

PANORAMA

Moisiu: Berisha shtet tribal. E drejton me telefon

Postuar në 21 Qershor, 2013 02:35

Në prag të zgjedhjeve të 23 qershorit,  ish –Presidenti i Republikës, Alfred Mosiu, shprehet se vendit i duhet rotacioni.  Në një intervistë për gazetën “Shekulli”,  ish-kreu i shtetit i cili është zgjedhur me  konsensusin e të gjitha palëve, thekson  se rotacioni duhet, jo thjesht për të ikur  njëri dhe të vijë tjetri, por për të ndërtuar shtet. Sipas tij, sot për sot shqiptarët  nuk kanë shtet ligjor, por një shtet tribal.  

Kur na ndajnë vetëm 4 ditë nga data  e zgjedhjeve, si e shikoni klimën aktuale të zgjedhjeve?

Meta: Berisha e ka hapur thesin e premtimeve më keq se Sudja

Postuar në 21 Qershor, 2013 02:32

Lëvizja Socialiste për Integrim ka mbyllur fushatën e saj elektorale edhe në qytetin e Lushnjes, me një miting ku mori pjesë edhe kreu i kësaj force, Ilir Meta, i shoqëruar nga kandidatët për deputetë të LSI-së në Qarkun Fier. Gjatë këtij takimi përmbyllës të fushatës së LSI-së në Lushnjë, Meta në fjalën e mbajtur në këtë takim u shpreh se Shqipërinë dhe shqiptarët i ndajnë vetëm 3 ditë nga dita kur të gjithë do të fillojmë të ecim më shpejt drejt zhvillimit. LSI do të fitojë, ka theksuar Meta, sepse Lushnja dëshiron të ecë më shpejt në rrugën e progresit, zhvillimit dhe punësimit.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara