Diplomati perëndimor për REUTERS: Zgjedhjet në Shqipëri, si film i Quentin Tarantino-s. Sistemi s’garanton zgjedhje të lira

Postuar në 21 Qershor, 2013 02:31

Një diplomat perëndimor, duke folur në kushte anonimati për agjencinë e njohur Reuters, thotë se ata janë të shqetësuar për shtrëngimin që po u bëhet votuesve në Shqipëri.

Diplomati i huaj tha se zgjedhjet në Shqipëri janë si një film i regjisorit Quentin Tarantino, ku një grusht njerëzish i drejtojnë armët njëri- tjetrit.

“Edhe në qoftë se gjysma e atyre që po dëgjojmë është e vërtetë, kjo për mua tregon një fushatë të gjerë për t’i detyruar njerëzit që të votojnë në një mënyrë të caktuar. Kjo është natyrisht shqetësuese,” tha diplomati i huaj.

Në raportin e Reuters thuhet se në rast se humbet të dielën, ky do ishte fundi i karrierës së kardiologut Sali Berisha.

Reuters shkruan se qeveria e re do përballet me vështirësi ekonomike, ndërsa thekson se mund të duhen muaj derisa të formohet qeveria e re.

Diplomati perëndimor thotë se sistemi në Shqipëri nuk garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme.

“Procesi i numërimit është padyshim në mëshirën e dy palëve. Askush nuk duhet të pretendojë se sistemi shqiptar garanton një votim të lirë dhe të ndershëm. Ky është një sistem me shumë të meta,” tha ai./ep

 

 

TEMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.