Arkiv-Lajme të përditësuara

Berisha: Votoni për të mbrojtur djersën tuaj, Rama do monopole për ushqimet

Postuar në 19 Qershor, 2013 04:09

BILISHT- Kryeministri Sali Berisha premtoi nga Bilishti mbështetje të plotë për fermerët, duke kërkuar prej tyre të votojnë për të mbrojtur prodhimin dhe djersën e tyre.

Duke folur për banorët në një miting elektoral pas inaugurimit të rrugës Miras-Bilisht, Berisha ka akuzuar kreun e PS-së dhe alternativën e tij si rrënuese për fermerët dhe shkatërrim të prodhimit të tyre.

Drejtori i Shkollës së Policisë, fushatë për PD-në, fyen Ramën

Postuar në 19 Qershor, 2013 04:07

Luis Tanushi-Nga përfshirja në fushatën elektorale nuk ka shpëtuar as Policia e Shtetit. Jo vetëm ministri dhe njëri prej zëvendësministrave, që mbajnë poste politike, të përfshirë aktivisht (duke kandiduar për Partinë Demokratike), por edhe drejtuesit e lartë të policisë, bëjnë thirrje hapur në mbështetje të PD-së. Nuk mungojnë as fyerjet për liderin e opozitës Edi Rama dhe për kreun e LSI-së, Ilir Meta. Nuk bëhet fjalë për drejtues të thjeshtë, por për krerët më të lartë të Policisë së shtetit, njëri nga të cilët është drejtori i Shkollës së Policisë.

Rama: Problemet me LSI? Secila parti në garë për të marrë më shumë vota

Postuar në 19 Qershor, 2013 04:06

Kryetari i opozitës, Edi Rama nuk i trembet një 8 maji të dytë, për zgjedhjet që janë në prag. “Populli do të vendosë qartësisht, sa s’do të jetë e mundur as për Lefterijen dhe as për Kolegjin të ndryshojnë rezultatin”, – tha ai mbrëmë në emisionin “Ilva Tare Tonight” në Ora News. Kreu socialist parashikon se koalicioni i majtë do t’i ketë mandatet për të qeverisur normalisht, edhe pse sipas Ramës, rezultati nuk do të jetë aq i thellë sa ç’do duhej, për shkak të manovrave.

Kokalari i shkruan Ramsfeld: Sa u paguat për të lavdëruar kriminelë si Berisha e Mediu?

Postuar në 19 Qershor, 2013 04:05

Aktivisti shqiptaro- amerikan, Geri Kokalari, i shkruan ish- Sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Donald Ramsfeld, pas vizitës në Tiranë

 

I dashur zoti Ramsfeld:

Referuar vizitës suaj në Shqipëri, ishte shumë shqetësuese të shihje përpjekjet tuaja për të mbështetur një diktator të korruptuar si Sali Berisha dhe një kriminel si Fatmir Mediu.

LIMAJ, EDHE DY MUAJ NË ARREST SHTËPIAK

Postuar në 19 Qershor, 2013 04:04

(E plotësuar) Deputetit Fatmir Limaj dhe të akuzuarve të tjerë për “Rastin Kleçka” i është vazhduar masa e paraburgimit edhe për dy muaj të tjerë.

Këtë e ka thënë për Express avokati i Limajt Tom Gashi.

Meta: Qeveria, përpjekje për të dëmtuar klimën e besimit

Postuar në 19 Qershor, 2013 04:02

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta akuzoi Qeverinë se po bën përpjekje të dukshme për të dëmtuar klimën e besimit në këto zgjedhje. 

Meta theksoi se LSI do të bashkëpunojë ngushtë me OSBE-ODIHR, SHBA dhe BE për të arritur standardet më të larta të zgjedhjeve.

Këtë deklaratë Meta e dha për mediat pas nënshkrimit të 'Kontratës së gjelbërt' me Zyrën për Mbrojtjen e Mjedisit.

Imami “qeras” Aleksandër Frangajn me 400 mijë USD

Postuar në 18 Qershor, 2013 16:12

Është një fakt i ditur gjerësisht që kryeministri i vendit ka vendosur të bojkotojë emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut në TV Klan. Por nëse raportet e Berishës me Fevzon kanë pësuar luhatje, për pronarin e këtij televizioni, punët me qeverinë dhe me “thesin” e qeverisë duket se po shkojnë për mrekulli.  Aleksandër Frangaj u vu në qendër të kritikave të opozitës vitin e shkuar pasi u zbulua se i vëllai i tij, Eduard Frangaj, nëpërmjet një kompanie private kishte përvetësuar disa dhjetëra miliona euro nga entet shtetërore për realizimin e spoteve televizive.

Thaçi: Nuk do ketë shkëmbim territoresh Kosovë-Serbi, s’do ketë as Shqipëri të madhe

Postuar në 18 Qershor, 2013 16:11

PRISHTINE- “Nuk do të ketë këmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë, e nuk do të ketë as Shqipëri të madhe”. Kështu ka deklaruar kryeministri Hashim Thaçi në një intervistë për gazetën vjeneze Die Presse, duke theksuar se Serbia po shfaq një tendencë për të zvarritur procesin, por zbatimi i Marrëveshjes nuk ka alternativë. 

Sipas kryeministrit Thaçi, “as për Kosovën, as për Serbinë nuk do të ketë alternativë”, citon RTK deklaratën e kryeministrit kosovar dhënë kësaj gazete.

Durrës, Rama: Rilindjen do ta nisim nga amfiteatri

Postuar në 18 Qershor, 2013 16:09

Kreu i PS-së, Edi Rama, zhvilloi edhe takimin elektoral në Durrës, i cili ishte përmbyllës për këtë qark. Në fjalën e tij, kreu i PS-së, e vlerësoi pjesëmarrjen e madhe dhe entuziaste të durrsakëve në këtë takim, duke thënë se katragjyshin dhe partinë e tij, tashmë i ka marrë lumi. 

“Kur durrsakët dalin kështu det në shesh domethënë shumë thjesht, që ka katragjyshin e ka marrë lumi me gjithë partinë e tij familjare dhe pushtetin e tij të marrë fund”, tha Rama. Ai u foli durrsakëve me një ndjenjë të veçantë, duke kujtuar se edhe vetë i ka rrënjët nga qyteti bregdetar. 

PD mbyll fushatën në Peshkopi, Berisha: Do përfundojmë rrugën e Arbrit

Postuar në 18 Qershor, 2013 16:08

Partia Demokratike mbylli sot fushatën në Peshkopi. Në fjalën e tij drejtuar banorëve kryeministri Sali Berisha u premtoi se do të përfundojë rrugën e Arbrit.  “Më 23 qershor vazhdojmë projektin tonë të përfundimit të rrugës së Arbrit, të përfundimit të ujësjellësit për qytetin, të infrastrukturës më moderne në të katër anët e vendit. Ftoj çdo socialit të bashkohet me ne, e bashkon përpjekja jonë për punësim, mirëqenie, për përfundimin sa më shpejt të rrugës së Arbrit.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara