Arkiv-Lajme të përditësuara

Zgjedhjet, ministritë transformohen në zyra elektorale

Postuar në 16 Qershor, 2013 14:40

PD përdor stafin dhe burimet e institucioneve për sondazhe telefonike. PS, mesazhe telefonike zanore për qytetarët

Fatjona Mejdini

Kërcënohet ekipi i "Fiks Fare"

Postuar në 16 Qershor, 2013 14:39

Një grup xhirimi i emisionit “Fiks Fare” është ndaluar dhe kërcënuar nga Garda e Republikës si edhe i janë sekuestruar pamjet filmike të xhiruara në inaugurimin që kryeministri i vendit i bëri tunelit të Krrabës paraditen e së dielës. 

Meta: Era e fitores, nga Kukësi në Sarandë

Postuar në 16 Qershor, 2013 09:20

TIRANE- Kreu i LSI-së, Ilir Meta ka shprehur besimin për fitoren e madhe në zgjedhjet e 23 qershorit.

Në një takim me banorë të njësisë numër 2 në Tiranë, Meta deklaroi se era e fitores po fryn nga Kukësi në Sarandë.

Ai ka vlerësuar punën e bërë nga Lëvizja Socialiste për Integrim, duke e quajtur atë një parti që është në shërbim të interesit të qytetarëve dhe të vendit.

 

 

PANORAMA

Berisha: Rama si zvarranik bunkerësh, unë si zog mali

Postuar në 16 Qershor, 2013 09:18

Kryeministri Sali Berisha i shoqëruar nga kryebashkiaku i Tiranës, Lulzim Basha ka inauguruar sot tunelin Tiranë-Elbasan, i cili do të shkurtojë rrugën me 40 minuta. 

Ai ka akuzuar liderin e opozitës Edi Rama, se "vetën shan dhe mallkon", se "u rrit si zvarranik bunkerësh, unë si zog mali dhe ja ku jam; vazhdoj të fluturoj, ndaj dhe ju ftoj të ecim përpara, për të tjera projekte".

Topi: Çdo votë e bardhë mund të nxihet nga mjeshtërit e manipulimeve

Postuar në 16 Qershor, 2013 09:17

 Kryetari i Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi  ftoi të gjithë banorët e Kamzës dhe gjithë Shqipërisë që të marin pjesë në votime. “Çdo lloj vote e bardhë në kutinë e votimit mund te nxihet nga mjeshtërat e manipulimit të votës tha ai duke i kërkuar qytetarëve: “Në datën 23, t’i bëjmë apel të gjithëve të dalin në votime dhe të analizojnë me qetësi alternativat që i jepen, pasi vetëm kështu mund të
vendosim për të ardhmen tonë ”- tha Topi. Ai zhvilloi dje një takim me  banorët e zonës së Institutit në Kamëz .

“KQZ-ja, arrogante me ne, Kolegji nuk i zëvendëson 5 anëtarët”

Postuar në 16 Qershor, 2013 09:16

Gjonçaj: Riformatim i KQZ-së, projekti i “Indra”-s të mos zvarritet qëllimisht

BLEDAR HOTI

Përfaqësuesi i PS-së në KQZ, Genc Gjonçaj, në intervistën për gazetën “Shqip” shprehet se KQZ-ja duhet të riformatohet pasi Kolegji nuk mund të marrë rolin e këtij institucioni për sa i përket certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve të 23 qershorit. “Është një domosdoshmëri që KQZ-ja të riformatohet, të rikompozohet dhe ne të kemi një komision të përbërë nga shtatë anëtarë”, thekson Gjonçaj.

Bulqizë, tjetër minator humb jetën

Postuar në 16 Qershor, 2013 09:14

Një tjetër minator humbi jetën sot në minierën e Bulqizës e cila administrohet me koncension nga ACR-ja dhe që është pjesë e Balfin Grup. 

Ai është Bujar Suroçi, 50 vjeç. Sipas policisë lokale, ngjarja e rëndë ndodhi në nivelin e pestë të pusit nr.1. 50-vjeçari punonte si elektrovozist në transportin e brendshëm të kësaj miniere. Burime nga policia bëjnë të ditur se pas mbarimit të turnit të tretë, ai bashkë me disa minatorë të tjerë kanë hipur në ashensorin që nxjerr vagonat në siperfaqe dhe jo në ashensorin që nxjerr minatorët. 

Xhufi: Çështja çame është e shenjtë, AP ka vullnetin për ta çuar përpara

Postuar në 16 Qershor, 2013 04:17

Gjatë tubimit që Aleanca Popullore organizoi dje në Sarandë, ku u shpalos edhe projekti për zgjidhjen e çështjes çame, historiani i njohur, Pëllumb Xhufi, tha se duhet mbështetur partia e re e çamëve.

Xhufi u shpreh se në këto 23 vite nuk është bërë asgjë për çështjen çame, ndaj duhet mbështetur Aleanca Popullore.

Tiranë-Elbasan, Berisha: E pamundura u bë realitet

Postuar në 16 Qershor, 2013 04:14

Realitet te prekshem e ka quajtur hapjen e tunelit te Krrabes kryeministri Sali Berisha. 

Rreth orës 10:00 të paradites së sotme kryeministri Berisha i shoqëruar nga kryebashkiaku Basha kanë përshkuar të parët tunelin e Krrabës 2.5 km, i cili ndan dy segmentet e tjera të autostradës.

Me hapjen e tij dhe autostraden Tirane-Elbasan qytetet afrohen me shume se kurre, duke kursyer keshtu kohe te cmuar per udhetaret.  

Gardistët dhe policët mbushin sheshin në Tropojë

Postuar në 16 Qershor, 2013 04:13

Luis Tanushi

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara