Arkiv-Lajme të përditësuara
Sondazhi: E majta 51%, e djathta 42.5%. PS dhe aleatët marrin 73 mandate
http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/themes/gazeta-e-re/...); background-color: rgb(255, 255, 255); color: rgb(85, 85, 85); line-height: 19px; background-position: 0px 20px; background-repeat: no-repeat no-repeat;">
Koalicioni i majtë
Sipas sondazhit të tretë të Piepoli-t, e majta përfiton nga zgjedhjet e 23 qershorit 73 mandate në Kuvend
Koalicioni i djathtë
Sipas sondazhit të institutit italian, e djathta përfiton nga zgjedhjet e 23 qershorit 66 mandate
Tiranë, ekzekutohet me 6 plumba pronari i një autoshkolle
Një person është vrarë me armë zjarri mëngjesin e sotëm në kryeqytet. Burime nga policia bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Hoxha Tasim” në Tiranë.
Mësohet se viktima është shtetasi Luigj Dukagjini, 45 vjeç, pronari i një autoshkolle. Sipas policisë, ai është qëlluar me 6 plumba sapo ka dalë nga banesa e tij.
Ndërkohë policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur shkaqet dhe autorët e krimit./A.XH
TEMA
Tirana, një fushatë paqësore
Sikurse edhe në vitet e mëparshme zgjedhore, kryeqyteti mban vendin e parë të tubimeve elektorale, ku deri më tani janë organizuar 285 tubime te njoftuara në polici. Por ndryshe nga me pare, kjo fushate konsiderohet per siguruesit e rendit si e qete dhe pa zona te nxehta.
Gjatë intervistes për Top Channel, Drejtori i Policisë së Tiranës Bernard Çaushaj tregon tiparet e kesaj fushate elektorale në kryeqytet, e cila nuk shenoi denoncime për grisje flamujsh apo banderolash, ose incidente të tjera mes militantësh.
Bulevardi i ri, 15 kompani në garë për ndërtimin
U hap dje procedura e parakualifikimit të ofertave për ndërtimin e bulevardit të ri.
Berisha kthehet në vendlindje pas 4 vjetësh: Tropoja ka ndryshuar
Kryeministri Berisha zhvilloi një takim elektoral në Tropojë, në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 23 qershorit. Kjo është vizita e tij e parë pas katër vjetësh në vendlindjen e tij.
Berisha u kërkoi të pranishmeve që ta mbështesin në zgjedhjet e 23 qershorit. “Me nderimin dhe krenarinë time për secilin prej jush, me vlerat, virtytet tuaja, mirënjohjen, për mbështetjen e pakufishme urimin më të përzemërt për fitoren e madhe të 23 qershorit", tha Berisha.
24 qershori, çfarë do të bëjë meta?
Tetë ditë para 23 qershorit ekzistojnë dy skenarë për zgjedhjet, por shumë më tepër për Ilir Metën. I imponuar me “hambarin” e tij të votave përgjatë zgjedhjeve të fundit, kryetari i LSI vjen edhe në këtë përballje elektorale me pozicionin e kingmaker-it, që me gjasë i rri ngushtë ambicies së tij politike. Ndaj edhe rreshtimi përkrah Edi Ramës që prej 1 prillit, nuk i ka shuar aludimet rreth rolit të Ilir Metës pas 23 qershorit. Vetë ai, pa ndonjë përpjekje për t’u vënë fre dyshimeve, ka deklaruar se koalicioni parazgjedhor përcakton edhe pozicionin e LSI-së pas zgjedhjeve.
Rama: Legalizime falas për zonat informale
Kryetari i Partisë Socialiste, në bashkëbisedim me banorët nga të gjitha lagjet e Tiranës në Pallatin e Kongreseve, në një aktivitet me titull se procesi i legalizimit është kthyer vetëm në një çështje fushate me qëllim marrjen e votës në zgjedhje dhe më pas braktisjen e qytetarëve.
Fushata, Berisha “shteron” buxhetin. Cani: Situatë alarmante
Të dhënat paraprake të Ministrisë të Financave, të bëra publike në rrugë informale, tregojnë një rënie të ardhurash për muajin maj deri në 30 %. Shifrat paraqiten alarmante, tejet shqetësuese dhe të ngjashme me ato të skenarit grek.
AAK-JA NUK KA VIJA TË KUQE NDAJ PROFILEVE POLITIKE
“Me marrëveshjen e fundit me Serbinë, Kosova ka lëshuar pe, duke e dëmtuar në një masë edhe interesin e saj, por kjo nuk i është shpërblyer, sepse pala tjetër, nuk është sanksionuar, pavarësisht moszbatimit të obligimeve të marra”, thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi. Nga kapaciteti i kryetarit të Komisionit për Siguri, Isufi flet dhe në lidhje me amnistinë e strukturave në veri, si dhe për proceset politike në Kosovë.
"KQZ", Moisiu: Nishani të thërrasë tryezën e partive
Ish-presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, i bën thirrje kryetarit të shtetit të mbledhë kryetarët e partive politike në një tryezë, për të zgjidhur ngërçin në funksionimin e KQZ-së.
Kur kanë mbetur më pak se dhjetë ditë nga mbajtja e zgjedhjeve të përgjithshme, zoti Moisiu shprehet se procesi është në rrezik real. “Nishani të mbledhë kryetarët e partive, se ne jemi mësuar që t’i zgjidhim ditën e fundit çdo gjë. Përgjegjësia qëndron tek partitë politike, PD e PS, por sidomos tek mazhoranca, sepse shkarkimi i Muhos ishte përtej çdo logjike ligjore.