Arkiv-Lajme të përditësuara

“Fiks Fare”: Komunitetit rom, ushqime në këmbim të votës

Postuar në 13 Qershor, 2013 02:35

Stafi i kandidatëve të Partisë Demokratike shpërndajnë pako në zonën e Fushës së Aviacionit

Anëtarëve të komunitetit rom në zonën e Fushës së Aviacionit u shpërndahen ushqime dhe pako në këmbim të votës.

THAÇI E DAÇIQ TAKOHEN NË VJENË?

Postuar në 13 Qershor, 2013 02:32

Kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi e Ivica Daçiq pritet të marrin pjesë të dielën në forumin evropian në Vahau të Austrisë, shkruajnë mediet serbe. Dy kryeminisrat do të mbajnë edhe fjalime, sipas gazetave beogradase, në njërën prej seancave plenare të diskutimeve në këtë forum, ku pritet të marrin pjesë edhe ministri i jashtëm I Austrisë Michael Spindelegger, shefi i diplomacisë rumune Titus Korlatean dhe ai i Maqedonisë Nikolla Popovski.

Berisha: Rama i kompleksuar nga origjina e qytetarëve

Postuar në 12 Qershor, 2013 15:00

TIRANE- Kryeministri Sali Berisha akuzoi kreun e Partisë Socialiste, Edi Rama se është i kompleksuar nga origjina e qyterëve shqiptarë.

Në një miting të zhvilluar në Njësinë 11 në Tiranë, zonë e populluar kryesisht me të ardhur nga qytete të ndryshme të Shqipërisë, Berisha akuzoi Ramën se i ka braktisur për 11 vjet, ndërsa ishte në krye të Bashkisë së Tiranës.

Rama: Shqipëria u përmbyt nga reshjet, populli u mbyt nga gënjeshtrat e Saliut

Postuar në 12 Qershor, 2013 14:59

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka zhvilluar një kënd fjale me banorët e Klosit, ai ka thënë se fajin për gjithçka që është shkatërruar e ka Saliu dhe jo opozita. Më tej u shpreh se kryeministri i ka hedhur hi syve të popullit duke ndërtuar rrugë që prishen brenda vitit dhe atje investohen miliarda lek. 

Azerbajxhani, Alijev indirekt favorizon projektin TAP

Postuar në 12 Qershor, 2013 14:59

Kanë mbetur pak ditë nga gara që do të zgjedhë TAP ose Nabucco për transportin e gazit nga Azerbajxhani dhe Europë dhe duket se peshorja po anon nga TAP. Pavarësisht se është një projekt shumë më i vonë se Nabucco, TAP shihet nga ekspertët ndërkombëtarë të energjisë me fizibël, pasi përfundon më shpejt dhe ka kosto më të lira. Ministri i Energjisë së Azerbajxhanit, Natig Alijev u ka bërë thirrje aksionerëve të “Shah Deniz” që në procesin e përzgjedhjes së fituesit të udhëhiqen nga termat komercialë të projekteve.

KSHH: Partitë të shmangim gjuhën e urrejtjes, nxisin akte kriminale mes mbështetësve

Postuar në 12 Qershor, 2013 14:56

Komiteti i Shqiptar i Helsinkit ka reaguar përmes një deklarate për mediat, duke dënuar incidentet parazgjedhore në vend si akte që acarojnë klimën politike dhe nxisin dhunën mes mbështetësve të partive politike.

Gazmend Dibra nuk mjaftohet vetëm me ushqime, presion policëve të burgjeve të votojnë PD

Postuar në 12 Qershor, 2013 14:49

Kandidati i PD-së për qarkun e Tiranës nuk është mjaftuar vetëm me shpërndarjen e ushqimeve për t’u zgjedhur deputet, por është duke u bërë presion vartësve të tij në Drejtorinë e Burgjeve, për të votuar PD-në.

Ka qenë Valentin Macaj, kryetari i Konfederatës së Punonjësve të Policisë, ai që ka denoncuar presionin ndaj punonjësve të policisë për të votuar PD-në.

“Ka presion në Policinë e Shtetit për të votuar PD. Gazmend Dibra detyron policët e burgjeve të votojnë PD. Drejtori i burgjeve i detyron policët të plotësojnë lista partiake”, ka denoncuar ai.

KQZ zvarrit teknologjinë

Postuar në 12 Qershor, 2013 14:48

Kur kanë mbetur 11 ditë nga zhvillimi i zgjedhjeve, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka asnjë përgjigje për zhvillimin e projektit të identifikimit dhe regjistrimit elektronik të votuesve në qarkun e Tiranës. 

Ndërsa kompanisë “Indra”, të kontraktuar për këtë shërbim, i është paguar tashmë pjesa më e madhe e kontratës financiare të lidhur me KQZ në vleren 2.6 milionë euro, institucioni kontraktues, pra KQZ, përveç se deklaron disponibilitet, nuk jep asnjë garanci se projekti do të realizohet. 

LSI, rimëkëmbje bujqësisë

Postuar në 12 Qershor, 2013 08:41

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim gjate takimeve elektorale në komunat e Lushnjës, u shpreh se me rimëkëmbjen e bujqësisë do të vihet në punë e gjithë Myzeqeja. Meta tha se LSI e ka nje program te qarte per fermeret shqiptare duke premtuar subvencionime. 

OKB: 10.5 milionë fëmijë punojnë si shërbyes

Postuar në 12 Qershor, 2013 08:37

Rreth 10.5 milionë fëmijë në mbarë botën punojnë si shërbyes në shtëpitë e njerëzve të tjerë dhe nganjëherë në kushte të rrezikshme ose të ngjashme me skllavërinë. 

Shifra eshte bere publike sot, në Ditën Botërore kundër Punës së Fëmijëve, nga Organizata për Punë e Kombeve të Bashkuara.

Nderkohe qe ne vendin tone, sipas CRCA, raportohet se punojne mbi 50 mije femije. 

Raporti thotë se 6.5 milionë fëmijë punëtorë janë në mes të moshës 5 dhe 14 vjeç, ndërsa më shumë se 71 për qind janë vajza.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara