KSHH: Partitë të shmangim gjuhën e urrejtjes, nxisin akte kriminale mes mbështetësve

Komiteti i Shqiptar i Helsinkit ka reaguar përmes një deklarate për mediat, duke dënuar incidentet parazgjedhore në vend si akte që acarojnë klimën politike dhe nxisin dhunën mes mbështetësve të partive politike.
Duke marrë shkak nga incidenti i ndodhur pak ditë më parë në Roskovec, ku u dhunua rëndë kandidati i FRD-së Mit’hat Hoxha, Komiteti Shqiptar i Helsinkit u bën thirrje organeve të policisë së shtetit të rrisin forcën e tyre zbuluese dhe parandaluese ndaj veprimtarisë keqbërëse dhe subjekteve politike që të shmangin gjuhën e urrejtjes, pasi direkt ose indirekt nxisin aktet e dhunës tek mbështetësit e tyre.
“Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH) është informuar nëpërmjet medias elektronike e të shkruar, rreth një akti barbar të ndodhur në datë 9 qershor 2013, në Roskovec, ndaj kandidatit për deputet të FRD-së, z. Mit’hat Hoxha. KSHH u sugjeron organeve të policisë së shtetit, që veçanërisht në këto pak ditë që na ndajnë nga zgjedhjet e 23 qershorit 2013, të rrisin forcën e tyre zbuluese dhe parandaluese ndaj veprimtarisë keqbërëse, të sigurojnë rendin, jetën dhe shëndetin e shtetasve. KSHH ju bën thirrje të gjitha subjekteve zgjedhore të angazhuara në fushatë që të shmangin gjuhën e urrejtjes, fyerjet dhe akuzat e ndërsjella, të cilat në mënyrë direkte ose indirekte nxitin ose favorizojnë akte të rënda kriminale si kjo e datës 9 qershor, në dëm të z. Mit’hat Hoxha”, thuhet në deklaratën për media të KSHH.
SHQIP
Add new comment