Arkiv-Lajme të përditësuara
Kryesia e PAD-së bashkohet me LSI-në
FIER - Anëtarësia e Partisë Aleanca Demokratike ka njoftuar bashkimin e kësaj force politike me LSI-në në Fier. Lajmi u komunikua gjatë një deklarate për mediat nga kreu i PAD-së në Fier, Artan Koçi. Motivi i largimit është sipas Koçit se Aleanca Demokratike nuk merrte në konsideratë mendimet e bazës.
Vendimi u përshëndet edhe nga Petrit Vasili, nënkryetar i lëvizjes Socialiste për Integrim. “Bashkimi juaj me LSI është në kuadër të rotacionit. Do jetë kontribut i madh që do vijojë edhe pas zgjedhjeve”,- tha Vasili.
SHEKULLI
Bozhdo: Legalizimet për Tiranën mbyllen këtë vit
Të paktën për kryeqytetin procesi i legalizimeve të banesave informale do të mbyllet brenda këtij viti. “Ka përfunduar shqyrtimi i 24 mijë dosjeve dhe kanë mbetur edhe 3 mijë të tilla”, – tha dje drejtori i ALUIZNI-t për Tiranën, Kreshnik Bozhdo. Ai theksoi se procesi për 80 për qind të dosjeve ka përfunduar. Kreu i këtij institucioni thotë se po punohet me oraret e zgjatura për ta mbyllur sa më shpejt procesin. Me përfundimin e dosjeve u ngelet qytetarëve të kryejnë pagesat dhe brenda 4 ditëve ata marrin lejen e legalizimit për të marrë më pas certifikatën e pronësisë.
Berisha: Nisma e Ramës për heqjen e TVSH e rrezikshme, dëmton prodhimin vendas
Kryeministri i vendit, Sali Berisha inauguroi ditën e sotme nisjen e punimeve të rrugës Gostimë-Gjyralë-Belsh në Elbasan, duke premtuar para banorëve të zonës trefishim të granteve për fermerët dhe para në dorë nga TVSH-ja për kimikatet dhe materialet që përdoren për prodhim.
Berisha theksoi se investimet e shumta që janë bërë nga qeveria në infrastrukturë përmirësojnë jetën e qytetarëve.
Nesër nis transporti i materialeve zgjedhore, Lleshi: Bashkëpunim
TIRANE- Kryetarja e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve ka njoftuar se diten e neserme do te nise zyrtarisht tranportimi i materialeve zgjedhore per në qendrat e votimit.
Ajo duke dhene njoftimin ka kerkuar bashkepunimin e gjithe subjekteve politike dhe anetareve te Qendrave te Administrimit te Zgjedhjeve per te kontribuuar ne kete proces te rendesishem.
“Nesër dhe pasnesër nis transporti i materialeve zgjedhore. Kërkojmë nga anëtarët partiakë të KZAZ bashkëpunim për mbarëvajtjen e këtij procesi” tha Lleshi.
PANORAMA
Rama në Peshkopi: Do të përfundojmë Rrugën e Arbrit
PESHKOPI- Kreu i partisë Socialiste, Edi Rama ndodhet në një takim elektoral në qytetin e Peshkopisë, ku prezantoi kandidatët për deputetë në këtë qark. Rama në fjalën e tij u shpreh se, pas 23 qershorit me ardhjen e PS-në në pushtet, projekti i Rrugës së Arbrit do të përfundojë. Në 23 qershor Rama se PS-ja nuk do të marrë besimin më votë të Peshkopisë, por edhe Maqellarës, që ka 20 vjet që ka votuar për Partinë Demokratike dhe ka 20 vjet që nuk ka ujë. “Legjenda e ujit do të mbyllet në këto 4 vite që vijnë”, tha Rama.
VIJON...
22-vjetori i PS, Nano: Për Ramën kjo është festa e fundit në parti. Rama: Festojmë pas 23 qershorit
Për shkak të fushatës zgjedhore, Partia Socialiste nuk do të organizojë një festë me rastin e 22-vjetorit të themelimit të saj. Vetë kryesocialisti Rama do të kujtojë themelimin e PS-së nga qyteti i Dibrës ku do të zhvillojë një takim elektoral. Ndërsa ish-lideri historik i PS-së, Fatos Nano, në një mesazh për gazetën “Panorama” ka thënë se kjo do të jetë festa e fundit e Ramës në krye të Parisë Socialiste.
“Nuk ka asnjë marrëdhënie midis meje dhe Ramës, por kjo është ‘festa’ e fundit e Ramës në PS!” –është shprehur Nano.
“Fiks Fare”: Dy javë para zgjedhjeve kandidatët e PD-së kërkojnë votën në këmbim të ushqimeve
Dy javë para votimeve, “Fiks Fare” sjell fakte nga mënyra sesi kandidatët e Partisë Demokratike kërkojnë votën e banorëve të Tiranës në këmbim të një pakoje ushqimesh.
“Fiks Fare” solli me pamje momente nga shpërndarja e ushqimeve prej stafit të kandidatit të PD-së në Tiranë, z. Gazmend Dibra.
Qeset me ushqime janë ndarë gjatë fundjavës së kaluar në një dyqan që tregton bojëra në rrugën “Myslym Shyri”.
Policë të Bashës, makina të Dollapit dhe Ujësjellësit, aksion për heqje flamujsh të opozitës në mesnatë
Dhjetëra civilë me makina zyrtare, nën sigurinë e forcave policore, kanë shkulur në Tiranë të Re gjithë flamujt e Partisë Socialiste, LSI-së dhe partive të tjera opozitare.
Operacioni, i cili duket se po ndihmohet nga mjete të Ujësjellësit dhe CEZ, po bëhet nën vëzhgimin e policisë, e cila u siguron komoditetin në punë njerëzve të pushtetit.
Operacioni ka nisur pas orës 24:00.
Nuk dihet nëse operacioni është i shtrirë në gjithë Tiranën, por është e qartë se bëhet për të demonstruar forcë kundër opozitës.
TEMA
HISTORIANËT SHPËRFILLIN DEPUTETIN GËZIM KELMENDI
Gjergj Kastrioti-Skënderbeu ka qenë dhe është hero kombëtar. Këtë fakt nuk mund ta ndryshojë askush. Me deklaratat e deputetit Gëzim Kelmendi nuk ja vlen të merret asnjë studiues i mirëfilltë i historisë. Ky është mendimi që kanë disa nga historianët kosovarë.
Arvizu: Zgjidhni me mençuri
Ambasadori amerikan në Tiranë, Alexander Arvizu ka zhvilluar një vizitë në qytetin e Kukësit. Arvizu është takuar me një grup studentësh të Universitetit të Kukësit, ku ka diskutuar për zgjedhjet dhe ka ftuar të gjithë të rinjtë të votojnë të lirë dhe të vendosin për veten e tyre duke bërë zgjedhjen e duhur.