Arkiv-Lajme të përditësuara
“Zhdukja” e inaugurimeve të Berishës
Dy ditë më parë, kryeministri Sali Berisha inauguroi ujësjellësin në Spitallë -Porto Romano, në Durrës. Investimi kap vlerën e 101 milion lekë dhe nga ky ujësjellës përfitojnë ujë 24 orë mbi 25.000 banorë.
INSTAT manipulon shifrat e punësimit
Të punësuar 2009
- Ishte 972 mijë
- Bëhet 900 mijë
Të punësuar 2012
- Ishte 922 mijë
- Bëhet 959 mijë
Të punësuar 2013
- Bëhet: 967 mijë
Të vetëpunësuar në fshat 2009
- Ishte: 568 mijë
- Bëhet 496 mijë
Të vetëpunësuar në fshat 2012
- Ishte: 485 mijë
- Bëhet: 522 mijë
Debati për punësimin
Qeveria “vetëpunëson” më shumë fshatarë nga sa pati në vitin 2009
Rrihet barbarisht kandidati i FRD. E shoqja: I thanë tërhiqu ose të vrasim. FRD: Policia ka përgjegjësi
Kandidati i partisë Fryma e Re Demokratike për qarkun e Fierit, Mithat Hoxha, është rrahur me mjete të forta nga persona të paidentifikuar.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Roskovec rreth orës 23:00 të mbrëmjes së djeshme.
E shoqja e Hoxhës, Liljana, thotë se ata nuk kanë konflikt me asnjë person, ndaj ngjarja ka motive politike.
Ajo thekson se pas plagëve të marra, i shoqi ka përfunduar në spital. Sipas saj, i shoqi ka marrë kërcënime edhe më parë.
THAÇI FILLON VIZITËN NË SHBA
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, sot fillon vizitën zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do të takohet me nën Kryetarin e SHBA-ve, Joseph Biden, Zv. Sekretarin e Departamentit të Shtetit, William Burns, nën Sekretarin e Mbrojtjes, James Miller, Kongresistin Eliot Engel, si dhe shumë senatorë, kongresistë dhe zyrtarë të tjerë të lartë amerikanë.
Përpos takimeve zyrtare dhe intervistave me medie të njohura Amerikane, Kryeministri Thaçi do të mbajë edhe një ligjëratë në Universitetin John Hopkins.
Përurohet nisja e punimeve për ndërtimin e HEC-it në Fan
Kryeministri Sali Berisha përuroi nisjen e punimeve për ndërtimin e HEC-it të Fanit.
Në fjalën e tij, Berisha vlerësoi se ky është një ndër projektet më të mrekullueshëm të inxhinierisë, ndërsa pritet që këtu të punësohen 950 persona.
"Kaskadat e Fanit do të shndërrohen në vlera të mëdha energjitike. Shqipëria do të kthehet në një vend lider për prodhimin e energjisë", u shpreh Berisha.
Top Channel
Erdogan, thirrje mbështetësve: Protestuesit, plaçkitës. Jepuni leksion në zgjedhjet lokale
Kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan ka dënuar sërish protestuesit anti-qeveritarë, duke i quajtur “plaçkitës” dhe i bëri thirrje mbështetësve që t’u “japin protestuesve një leksion” gjatë zgjedhjeve lokale të vitit të ardhshëm.
Erdogan i bëri këto komente, në qytetin jugor të Adanasë, ku janë përleshur të shtunën në mbrëmje protestuesit pro-dhe anti-qeveritarë.
Erdogan iu bëri thirrje mbështetësve të tij që të mos angazhohen në dhunë, nderkohe qe protestat në Turqi kanë hyrë në ditën e dhjetë.
Berisha në Delvinë, akuza Ramës dhe Kokëdhimës
DELVINË- Kryeministri Sali Berisha ndodhet në një takim elektoral në Delvinë, nga ku ka sulmuar ashpër kryesocialistin Rama dhe kandidatin për deputet në Qarkun e Vlorës, Koço Kokëdhima. Ndërsa foli për programin e Partisë Socialiste për kthimin e pronave, Berisha tha se kjo nuk mund të bëhet.
Librazhd, PD: Socialistët dhunuan zyrat elektorale. PS: Trillime, jeni në panik nga humbja
Demokratët dhe socialistët e Librazhdit kanë akuzuar njëri-tjetrin për provokim të incidenteve gjatë fushatës zgjedhore. Kanë qenë fillimisht aktivistët e PD-së që kanë akuzuar socialistët për dhunimin e zyrave elektorale në këtë qytet.
Basha: Në dy vitet e ardhshme do shtrojmë 250 km rrugë në Tiranë me Berishën kryeministër
Lulzim Basha ka vijuar fushatën e tij elektorale për PD-në, me një takim me gratë e njësisë nr.11 në Tiranë, pavarësisht se gjithmonë ka deklaruar se do të qendrojë larg politikës, duke u marrë vetëm me qytetarët. Dhe, ka bërë një premtim të guximshëm, duke thënë se me Berishën kryeministër, do të shtrojë 250 kilometra rrugë në dy vitet e ardhshme.
Meta: LSI, forca e së ardhmes
Nga Konventa e Lëvizjes Rinore për Integrim në Kavajë, Ilir Meta shprehu bindjen se më 23 qershor, Kavaja do të mbështesë LSI-në, si një forcë e së ardhmes që nuk sjell konflikte politike, por shton kontribute në vend.
“Era e fitores po fryn në të gjithë Shqipërinë. LSI është një forcë e bashkëpunimit. Vendi ka nevojë që një forcë e tillë të rritet dhe të zgjerohet si një faktor stabiliteti, normalizimi dhe modernizimi për politikën shqiptare, si një faktor që nuk sjell konflikte politike, por shton kontributet”, theksoi Meta.