Arkiv-Lajme të përditësuara

Raporti paraprak i OSBE/ODIHR-it, PS: Kambanë alarmi për standardet në zgjedhje

Postuar në 09 Qershor, 2013 11:50

TIRANE- Kambane alarmi per cenimin e standardeve ne zgjedhjet e 23 qershorit e ka quajtur Partia Socialiste raportin paraprak te misionit të vëzhguesve të OSBE/ODIHR-it.

Ne nje deklarate per mediat nga PS, Koli Bele theksoi se konstatimet e ODIHR-it, lidhur me paaftësinë e KQZ-së për administrimin e zgjedhjeve vetëm me 4 anëtarë, vërtetojnë denoncimet publike që PS ka bërë gjatë muajve të fundit. 

Sarandë, Berisha: Brenda vitit finalizohet procesi i tapive

Postuar në 09 Qershor, 2013 11:48

Kryeministri i vendit, Sali Berisha, zhvilloi një bashkëbisedim me fermerë të Metoqit në Sarandë ditën e sotme. 

Ai, deklaroi në fjalën e tij se Partia Demokratike është një forcë politike e taksave të ulëta. Kreu i qeverisë vlerësoi se taksa e të dhjetës është taksa më e ndershme, madje e etiketoi atë si një taksë të shenjtë.

“Ne bëjmë gjithçka që ju me djersën tuaj të fitoni më shumë. Ne jemi force politike e taksave të ulëta, Taksa e te dhjetave është taksa më e ndershme. Është taksë e shenjtë”, tha Berisha. 

Rama në Vlorë: Mandatin e parë, përfundon reforma e tokës. Asnjë votë për Malajn, problemet i zgjidh vetëm PS

Postuar në 09 Qershor, 2013 11:47

Kreu i socialistëve Edi Rama ka zhvilluar bashkëbisedime me banorë të qarkut të Vlorës, ku dhe kryeson listën e kandidatëve për deputetë. Gjatë një takimi me banorë të fshatit Llakatund të Vlorës, Rama premtoi se brenda 2 viteve të para të mandatit qeverisës do të përfundojë reformën e plotë të tokës, duke i dhënë certifikatën e pronësi çdo pronari.

Ardian Prrenjasi ndryshon dëshmi: Nuk kam lidhje me zhdukjen e Julian Çelës

Postuar në 09 Qershor, 2013 11:46

Gjetja e trupit të 11-vjeçarit Julian Çela duket se nuk do të ndodhë, duke qenë se i dyshuari për vrasjen dhe zhdukjen e tij, Ardian Prrenjasi, ka ndryshuar për të disatën herë dëshminë e vet.

Gjatë një takimi që ka pasur me të vëllanë, sipas gazetës “Panorama”, Prrenjasi e ka mohuar që të ketë lidhje me vrasjen dhe zhdukjen e Julianit.

Nuk e kam vrarë unë Julian Çelën dhe nuk kam lidhje me zhdukjen e tij”, i ka thënë Prrenjasi të vëllait, ndërkohë që deri më tani kishte thënë të kundërtën.

Onkologjiku nën hetim

Postuar në 09 Qershor, 2013 11:46

Me një urdhër të dytë të Gjykatës Penale, Prokuroria e kryeqytetit ka rihapur   hetimet për rastin e një 25-vjeçareje, të cilën mjekët e diagnostikuan për tumor pasi i thanë se i kishte mbetur edhe një vit jetë, në një kohë që pacientja nuk vuante nga kjo sëmundje. 

Berisha: Rama me rilindësit e tij po provokon popullin

Postuar në 09 Qershor, 2013 05:45

Kryeministri vendit Sali Berisha është takuar sot me qytetarët e Përmetit, ku ka prezantuar edhe kandidatët për deputetë në këtë qark. Kryeministri i kërkoi kreut të PS-së që të heqë dorë nga përdorja e termit “rilindës” për kandidatët e tij për deputetë pasi sipas tij kjo është një provokacion për të gjithë shqiptarët.

KQZ, fiasko 2.9 milionë euro, dështon teknologjia

Postuar në 09 Qershor, 2013 05:44

Epilogu

 Drejt dështimit projekti i dytë për Tiranën, partitë kërkojnë siguri maksimale

 Teknologjia

Makineria nuk arrin të eliminojë votimin më shumë se një herë nga një person

 Kontrolli i kartave të identitetit, kompania spanjolle fajëson KQZ-në

BLEDAR HOTI

Rama në Ballsh: Çfarë i bëri Berisha naftës nuk ia ka bërë as pushtuesi

Postuar në 09 Qershor, 2013 05:42

Duke folur në mitingun e organizuar në Patos, kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, tha se pas 23 qershorit, nafta do i kthehet popullit.

“Atë që i ka bërë naftës familja e qeverisë nuk ia ka bërë Shqipërisë asnjë pushtues. Më 23 qershor do votojmë për shpëtimin e pasurive nëntokësore të mos përfitojnë një grup pushtuesish, por populli”.

Rama ironizoi kryeministrin Berisha me deklaratat mbi taksën e sheshtë.

URIM KRASNIQI NUK ISHTE USHTAR I UÇK’SË?

Postuar në 09 Qershor, 2013 05:41

I njohur fillimisht si dëshmitari anonim “I” e më vonë pas kërkesës për të dalë para publikut, Urim Krasniqi asnjëherë nuk ka qenë pjesëtar i UÇK’së. Në kushte anonimiteti këtë e kanë konfirmuar për Express edhe zyrtar të OVL-UCK në Malishevë. Të njëjtit nuk i është dhënë as kartela e veteranit, pasi asnjëherë nuk u gjet ndonjë dëshmi se ai ka qenë në luftë.

Samanta Karavella, fituesja e "Top Fest 10"

Postuar në 09 Qershor, 2013 05:40

Samantha Karavella është fituesja e "Top Fest 10" me këngën e saj "Loti i fundit". Mes emocionesh, Samanta falenderoi bashkëpunëtorët e këngës së saj, si dhe ata që e votuan në këtë mbrëmje spektakolare, të festivalit më të madh të muzikës moderne shqiptare. 

"Jam shumë e emocionuar, nuk e prisja që ta fitoja unë", ishin fjalët e para të artistes, pas marrjes se çmimit, që u prezantua nga fituesja "Top Fest 9", Elhaida Dani.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara