Arkiv-Lajme të përditësuara

Berisha në Skrapar: Rama u ka fyer kolektivisht. Do e bëj malin e Tomorit të njohur në mbarë botën

Postuar në 07 Qershor, 2013 09:26

Kryeministrit Sali Berisha duket se i ka mbetur vetëm alternativa e përçarjes për këtë fushatë elektorale.

Duke folur në një miting elektoral në Çorovodë, Berisha tha se kryetari i LSI, Ilir Meta, duhet të sjellë në Skrapar Edi Ramën dhe ai të kërkojë falje që i ka fyer kolektivisht.

S'ka naftë në veriperëndim

Postuar në 07 Qershor, 2013 09:25

Kanadezët kanë braktisur kërkimet për naftë në zonën veriperëndimore të Shqipërisë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë kompania "Petromanas", e cila ka fituar të drejtën ekskluzive nga Qeveria shqiptare për kërkim nafte në disa zona të vendit, mes të cilave dhe bllokun AB që shtrihen nga Durrësi në Shkodër. 

Pallati i Linda Bashës, merret në pyetje ish kreu i Urbanistikës, Agolli: Firmosa ç’më sollën

Postuar në 07 Qershor, 2013 03:35

Ish-drejtori i Urbanistikës në Bashkinë e Tiranës, Dritan Agolli, është marrë në pyetje dje në Prokurorinë e kryeqytetit në kuadër të hetimeve që po zhvillohen për lejen e pallatit të familjes së Linda Bashës (Rama).“Panorama” shkruan sot se në orën 09:30 të mëngjesit, ish-zyrtari i lartë i Bashkisë së Tiranës është paraqitur në Prokurori në përgjigje të fletëthirrjes së dërguar tri ditë më parë.

Unioni i Gazetarëve në protestë, Çipa: KQZ të anulojë vendimin për kasetat e montuara nga partitë

Postuar në 07 Qershor, 2013 03:28

Unioni i Gazetarëve ka zhvilluar ditën e sotme një protestë ku i kërkon KQZ-së të anulojë vendimin për pranimin e kasetave të montuara nga partitë politike. Kreu i Unionit të Gazetarëve, Aleksandër Çipa kërkoi që në emër të raportimit të ndershëm e të pavarur të anulohet ky vendim .  “Në emër të solidaritet për një raportim të paanshëm dhe të pavarur dhe të drejtpërdrejtë nga mjedisi dhe terreni zgjedhor Unioni i i Gazetarëve proteston para KQZ, për ta anuluar këtë lloj vendimi.

Rama në Kukës, thirrje Nokës: Mos guxo të rrotullosh thikën e ndasive Veri-Jug mes shqiptarëve

Postuar në 07 Qershor, 2013 03:27

Partia Socialiste zhvilloi pasditen e sotme një miting elektoral në Kukës, ku u prezantuan edhe kandidatë por deputet të PS në këtë qark për zgjedhjet e 23 qershorit.

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, në fjalën e tij para të pranishmëve sulmoi ministrin e brendshëm njëkohësisht kandidat për deputet në qarkun e Kukësit, Flamur Noka, se po tenton të fusë ndasitë veri-jug mes shqiptarëve, duke theksuar se një gjë të tillë e bëjnë vetëm armiqtë e vendit.

Ja si do KONTROLLOHET administrata ditën e zgjedhjeve: lëvizja e bërrylit tregon kë voton

Postuar në 07 Qershor, 2013 03:26

Punonjësja e burgut regjistrohet nga “Fiks Fare”: Drejtori i burgut të Vaqarit, fushatë me të dënuarit për të votuar PD-në

 

Administrata ka braktisur të gjitha detyrimet sociale, ekonomike dhe shërbimet publike ndaj qytetarëve dhe kush me detyrim e kush me dëshirë, është përfshirë në fushatë.

LIMAJ RIKTHEHET NË KUVEND

Postuar në 07 Qershor, 2013 03:24

Deputeti i PDK'së, Fatmir Limaj është rikthyer në Kuvend pas vendimit të Gjykatës, e cila ka vendosur që të akuzuarit për rastin "Kleqka" të mbrohen në liri.

Sot, Limaj gjatë gjithë kohës ka qëndruar në seancë dhe është përshëndetur me deputetët e tjerë.

Kthimi i Limajt u bë pasi që deputetit i skadoi arresi shtëpiak për shkak të gjykimit që po zhvillohet kundër tij për rastin “Kleçka”.

Ndryshe, Limaj është duke u përballur me dy procese gjyqësore - për krime lufte dhe për korrupsion.

Mjekësia diskriminuese në Shqipëri

Postuar në 07 Qershor, 2013 03:21

Një raport i sapopublikuar i Bankës Botërore vëren se mbështetja e madhe tek financimet vetjake e ka bërë sistemin shëndetësor shqiptar një nga më të pabarabartët në Europë dhe Azi. 

Sipas raportit, shqiptarët shpenzojnë në total rreth 750 milionë euro në vit për trajtim mjekësor. Por nga këto, vetëm 40 për qind paguhen nga Qeveria, ndërsa pjesën tjetër prej 60 për qind, e paguajnë vetë qytetarët nga xhepi i tyre.  

Raportuesi gjerman për Shqipërinë: Testi kryesor, parlament funksional dhe një qeveri e besueshme

Postuar në 06 Qershor, 2013 08:09

Deputeti kristiandemokrat, Roderich Kiesewetter, raportues për Shqipërinë në Komisionin e Jashtëm Parlamentar gjerman flet ne nje interviste per Deutche Welle mbi zhvillimet parazgjedhore në Shqipëri dhe shpresën për marrjen e statusit të vendit kandidat në BE.

Sipas tij testi me i rendesishem per vendin nuk jane thjesht zgjedhjet, por nje parlament funksional dhe nje qeveri me besueshmeri dhe e forte.

Barbara D’Urso vjen në Tiranë dhe interviston Ramën dhe Berishën

Postuar në 06 Qershor, 2013 08:08

Barbara D’Urso ka ardhur në Tiranë për të bërë rolin e gazetares. Nuk bëhet fjalë për një atashim të përhershëm por thjeshtë sa për të intervistuar kreun e mazhorancës Sali Berisha dhe atë të opozitës Edi Rama. Intervistat që ajo do të marrë do të transmetohen në një televizion privat në Shqipëri.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara