Arkiv-Lajme të përditësuara
Përgjaken rrugën e Korçës, 2 të vdekur 9 të plagosur
Dy persona kanë humbur jetën dhe 9 të tjera kanë mbetur të plagosur pak minuta më parë në një aksident rrugor në aksin rrugor Korçë-Pogradec. Ngjarja e rëndë ka ndodhur tek kthesat e Leshnicës. Sipas burimeve një furgon dhe një automjet i vogël janë përplasur me njëri tjetrin. Në aksident ka mbetur i vdekur 20 vjeçari Elvis Sekseni drejtues i automjetit të vogël me targa greke dhe pasagjeri që ndodhej në automjetin e tij.
Shkresa e AKKP-së: Tapitë sipas arkivave italiane për 1930-‘37
Agjencia e Pronave informoi Ministrinë e Drejtësisë, ku ndodhen dhe përmbajtja, por s’mori përgjigje
ARD KOLA
Edukatorja e pushuar nga puna: Drejtoresha më tha se ‘do ta bëj çerdhen blu’
Një ditë pas denoncimit të skandalit të përdorimit të administratës për fushatë zgjedhore, flet njëra nga edukatoret e çerdhes së Njësisë nr.10, e pushuar nga puna.
Diana Çorraj rrëfen se motivi i pushimit ka qenë mungesë arsimi përkatës, në një kohë që ajo punon si edukatore prej 35 vjetësh dhe ka kualifikimet e duhura për këtë profesion.
Berisha: Do të rivendosim rrogën e 13-të
Kryeministri Sali Berisha prezantoi të enjten kandidatët e Partisë Demokratike në Gramsh, prej nga ku premtoi plan për punësim, për zhvillimin e infrastrukturës dhe të jetës së qytetarëve shqiptarë.
"Politika jonë është mbrojtja e qytetarit. Ne do të përmirësojmë cilësinë e jetës së njerëzve. Ju premtoj të gjithë punonjësve të administratës shqiptare se në fund të këtij viti do të fillojë rroga e 13-të", tha Berisha.
Qeveria, 1262 ha në Karavasta për kompensimin e pronarëve
Qeveria ndryshon fondin e kompensimit. “Panorama” zbardh cmimet për dhënien me qira.
Qeveria ka miratuar së fundmi procedurat e dhënies me qira të tokës shtetërore. Njëkohësisht me këtë ka kaluar nën administrimin e Ministrisë së Bujqësisë një seri pasurish të tjera. Lidhur me ish-pronarët, edhe pse ka vijuar kompensimin në para për një kontingjent të caktuar, ka parë si mënyrë kompensimi me tokë në bregdet dhe kryesisht në zonën e Lushnjës, në pjesën e Karavastasë së Re.
PROCEDURAT
Ish-themeluesi i PD-së, i bashkohet Partisë Socialiste
GJITOKASTËR- Ish-themeluesi i Partisë Demokratike, Vait Tola në një takim elektoral deklaroi largimin e tij nga kjo parti për t’iu bashkuar skuadrës së Rilindjes. Tola ka qenë kryetari i komunës Picar. Aktualisht ai është drejtor i shkollës së mesme në Picar në Gjirokastër.
SHEKULLI
KiE mision në Tiranë më 10-11 qershor për procesin parazgjedhor
Një delegacion i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës do të mbërrijë në Tiranë më 10 dhe 11 qershor, në një mision monitorues për procesin parazgjedhor.
Lajmi bëhet i ditur nga agjencia italiane e lajmeve ‘Ansa’ ku theksohet se delegacioni, në krye të të cilit do të jetë ish-parlamentari italian Luca Volonte, do të monitorojë legjislacionin elektoral dhe zhvillimin e fushatës zgjedhore.
PDK PROPOZON KRIJIMIN E TRIBUNALIT TË KOSOVËS
Kuvendi i Kosovës pritet të diskutojë një nismë të PDK'së për themelimin e një Gjykate vendore për t'i gjykuar të gjitha krimet e luftës. Nismën e kanë përkrahur edhe deputetë të partive tjera parlamentare. Deputeti i PDK'së, Kurtan Kajtazi thotë se themelimi i një Tribunali vendor është i domosdoshëm për shkak se vitin e ardhshëm i skadon mandati EULEX'it.
Nëse shndërrohet në vendim nisma e Partisë Demokratike të Kosovës për themelimin e një Tribunali të Kosovës, atëherë të gjithë të dyshuarit për krime gjatë kohës së luftës do të gjykohen nga vendësit.
Fushata me kaseta në TV
Të gjithë shikuesit e vëmendshëm dhe ata më pak të tillë, kanë vënë re pamje të njëjta dhe të njëjtat mesazhe partiake, me zë dhe figurë, në të gjitha ekranet televizive.
Synimi i partive për t’iu paraqitur shqiptarëve atë që ata duan, duke u hequr të drejtën e informimit prej këndvështrimeve të ndryshme përmes medias, tani është ligjëruar edhe me vendimin e dy ditëve më parë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Prezantohet viza e parë kosovare
PRISHTINE- Ministria e Jashtme e Kosovës prezantoi sot vizën e parë kosovare. Fituesi u shpall pas një konkursi të realizuar nga organizata norvegjeze IMG, që implementon në emër të Ministrisë së Jashtme të Republikës së Kosovës, me mjetet e shtetit norvegjez.