Berisha: Rama do ta kthejë Shqipërinë në “republikë bananesh”

Kryeministri Sali Berisha është takuar sot me banorët e Shijakut, ku ka prezantuar kandidatët për deputetë në këtë zonë. Në fjalën e tij Berisha tha se qeveria e tij ka bërë që vendi ynë të ecë përpara duke u anëtarësuar në disa organizata ndërkombëtare dhe ka arritur të asfaltojë rreth 10 mijë km rrugë.
“Këto vite ne së bashku kemi shkruar disa nga kapituj më të mirë të historisë tonë kombëtare, u bëmë anëtarë të NATO, firmosëm kontratën me BE, marrëveshjen e stabilizim associmit, merituam heqjen e vizave, rekomandimin për statusin e kandidatit. Këto vite me punën, mundin dhe djersën tuaj, përkushtim e madh, ne ja dolëm ta nxjerrim Shqipërinë nga balta, kemi asfaltuar mbi 10 mijë km rrugë, kemi ndërtuar dhe rindërtuar mbi 1300 shkolla, kemi rritur dhe dyfishuar pensionet në fshat, Kemi rritur rrogat e mësuesve mjekeve dhe infermierë”, tha ndër te tjera Berisha.
Ai më tej në fjalën e tij tha se fëmijët e porsalindur kanë të njëjtin shans jetese që kanë në vendet e zhvilluara të Evropës.
“Këto vite kemi bërë gjithçka për një shtetësi moderne, nuk është arritur më e mira, por dua t’u jap këtu 3-4 të dhëna që bëjnë krenar çdo grua, burrë dhe të ri. Sepse sot, fëmijët e porsalindur kanë të njëjtin shans jetese që kanë në vendet e zhvilluara të Evropës, ndërkohë që vetëm pak vite me parë këto shanse ishin dy herë më të ulëta, sepse nënat tona shtatzëna sot kanë një jetë më të sigurt nga lindja sesa gratë në shumë vende të zhvilluara. Sot ne burrat dhe gratë e këtij vendit. Kemi jetëgjatësinë nga lindja më të madhe se 9 vende të zhvilluara të BE”, shtoi Berisha.
Berisha komentoi edhe deklaratat më të fundit që kreu i opozitës Edi Rama bëri në takimin elektoral në Labinot.
Alternativa tjetër kush është. Rama ka një javë që bën betejë me rrugët. Por, kur rrugët i mbesin në fyt tha sot në Labinot rrugën duhen, por duhet ti shërbejnë prodhimit. Ai quajti rrugën Arbrit, rrugën e asgjëkundit. Ai në dy muaj është zotuar sot në Peshkopi për t’i mashtruar për rrugën e Arbrit, do ndërtojmë rrugë ku kalon tregu. Mësoje zotëri, tregu kalon aty ku kalon çdo shqiptar”, tha Berisha.
Berisha u ndal edhe tek debati i taksave, teksa nënvizoi se taksa që propozon mazhoranca mban shtetin në këmbë, ndërkohë që sipas tij taksa që propozimi i Partia Socialiste falimenton biznesin. Kryeministri Berisha tha se premtimi i Ramës për heqjen e TVSH-së për 5 ushqimet bazë do ta kthejë Shqipërinë në një “republikë bananesh”, duke mos prodhuar asgjë vetë.
“Dy alternativa janë para, ju them ju asgjë nuk ndikon mirëqenien tuaj sesa politikan e qeverisë. Ato janë dy alternativa. Alternativa e taksave të ulëta. Në këtë alternativë çdo njeri i paguan shteti 1/10 e fitimit. Ajo përdoret për rrugë, shkolla, spitale, rroga etj. për të mbajtur një shtet në këmbë. Kjo taksë, ekziston në librat e shenjte, sepse ai që merr 10 paguan vetëm 1, ai që merr 1 mijë paguan 100. Kjo është taksë e drejtë. Taksa tjetër, ju jeni të ri, është e këtë tani, por gjyshërit tuaj e dinë mirë që kur erdhi regjimi komunist vendosi taksën progresive. Për fermerët e Durrësit dhe mbarë Shqipërisë këto ditë zoti Rama kalon nga një takim në tjetrin duke u zotuar se do heqë TVSH-në për 5 produkte ushqimore bazë. Kjo është tu godasësh fermerëve ne zemrën . Thotë do heq TVSH për miellin, çfarë do thotë kjo, kjo do thotë të gjitha fabrikat e miellit të falimentojnë”, theksoi Berisha.
“Pjesa tjetër e alternativës së tij, nuk ja vlen të merremi le ta lëmë në autobus, ne të ecim përpara. Një burrë që fyen një tjetër për vitet e moshës nuk ja vlen të merrmi me të”, përfundoi Berisha.
SHEKULLI
Add new comment