KiE mision në Tiranë më 10-11 qershor për procesin parazgjedhor

Një delegacion i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës do të mbërrijë në Tiranë më 10 dhe 11 qershor, në një mision monitorues për procesin parazgjedhor.
Lajmi bëhet i ditur nga agjencia italiane e lajmeve ‘Ansa’ ku theksohet se delegacioni, në krye të të cilit do të jetë ish-parlamentari italian Luca Volonte, do të monitorojë legjislacionin elektoral dhe zhvillimin e fushatës zgjedhore.
Ky delegacion pritet të zhvillojë takime me krerët më të lartë të shtetit, me krerët e partive politike pjesëmarrëse në këto zgjedhje, përfaqësues të mediave si dhe me personalitete të shoqërisë civile.
SHQIP
Add new comment