Arkiv-Lajme të përditësuara

Berisha i premton Kombëtares: Nëse fitoni, do t’ju shpërblej

Postuar në 05 Qershor, 2013 03:53

DURRËS Kryeministri Berisha takoi mesditën e djeshme në Durrës futbollistët e Kombëtares, duke u shprehur mbështetjen për ndeshjen që do të zhvillojnë me Norvegjinë. Berisha shprehu dëshirën që Kombëtarja të mund të luante në Botërorin “Brazil 2014”. “Do gëzohem shumë më tepër nëse do shkoj në Brazil, ndaj ju uroj shumë suksese, e përgëzoj trajnerin De Biazi për punën që bën! E di që nuk e ka të lehtë dhe e ka me përgjegjësi të madhe”.

PD zhvendos shtabin elektoral nga selia blu. Skema e makinës zgjedhore

Postuar në 05 Qershor, 2013 03:51

Funksionimi i “trurit të fushatës” që del nga zyrtari i kompanisë “Podesta”

Policia, shantazh në Laprakë, tenton të ndalojë një kandidat të opozitës

Postuar në 05 Qershor, 2013 03:49

Një furgon i policisë ka kërkuar të shoqërojë për në komisariat një nga kandidatët e opozitës në zonën e Laprakës. Petrit Deskaj, i cili gjendej në zyrat e Partisë Socialiste në njësinë 11 në Laprakë, është kërkuar të shoqërohet forcërisht në komisariat, edhe pse policia nuk jepte asnjë shpjegim. Policia ka rrethuar zyrat e njësisë 11 dhe ka tentuar të marrë zotin Deskaj.

SOT TAKIMI PËR KORNIZËN LIGJORE PËR MARRËVESHJEN E BRUKSELIT

Postuar në 05 Qershor, 2013 03:48

Delegacionet nga Kosova dhe Serbia, pritet të fillojnë sot një raund të ri negociatash në Bruksel, ku një nga temat do të jetë edhe çështja e ndryshimeve ligjore që implikon zbatimi i marrëveshjes së 19 prillit.

Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi ka thënë për Radion Evropa e Lirë se ende nuk dihet numri i saktë i ligjeve që duhet të ndryhsohen.

“Grupet punuese do të udhëtojnë për në Bruksel dhe do ta definojnë edhe më qartë edhe pozicionin e ndryshimeve që duhet të jenë, por edhe pozicionet tjera që janë me rëndësi në implementimin e marrëveshjes", ka thënë Kuçi.

Ambasada amerikane apel: Nëse nuk votojmë, nuk flasim

Postuar në 05 Qershor, 2013 03:47

Nëse nuk votojmë, nuk flasim”. Ky ka qenë apeli i radhës që Ambasada Amerikane në Shqipëri u ka bërë shqiptarëve për t'u drejtuar kutive të votimit në 23 qershor. 

Më 31 Maj ishte ambasadori që po në rrjetin social “Facebook” bëri apelin për pjesëmarrje në votime.

“Këtu është periudha e zgjedhjeve. Moment emocionues për Shqipërinë. Pse duhet të votoni? Që të bëheni pjesë e demokracisë”, postoi Arvizu ditë më parë në “Facebook”.
 

 

Top Channel

Rama: 20 vite mjaftojnë për t’i thënë ‘mjaft’ gjyshit me antiplumb

Postuar në 04 Qershor, 2013 15:31

ERSEKE- Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama u ndal mbrëmjen e së martes në Ersekë nga ku bëri thirrje që me 23 qershor ti thuhet “mjaft” sistemit të ngritur nga Sali Berisha.

“A nuk mendoni se 20 e kusur vite, thuajse çerek shekulli, janë mjaft për ti thënë mjaft shesheve të mbushura me robër të shtetit, për të brohoritur gjyshin me antiplumb. Që hiqen nga puna, nëse nuk paraqiten tek kuadrati i duhur i mitingut.”- tha Rama.

Shqiptarët pro taksës progresive

Postuar në 04 Qershor, 2013 15:30

Kompania IPR Marketing, në bashkëpunim me “Ora News” ka publikuar sondazhin e radhës për zgjedhjet e 23 qershorit.

Sërish intervistat janë realizuar me telefon, ndërsa numri i të pyeturve është 1 mijë në rang kombëtar.

Kësaj herë IPR Marketing ka bërë sondazh vetëm për qarkun Fierit. Në anketë janë përfshirë me 1 mijë të pyetur, por me marzh gabimi 3.2 për qind. Ndërsa sondazhi në rang kombëtar ka një marzh gabimi prej 2.5 për qind.

Vendimi i KQZ-së, fushata në TV e montuar në selitë e partive

Postuar në 04 Qershor, 2013 15:21

Çështja e kasetave merr sërish vëmendjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i cili vendosi dje që radiot dhe televizionet duhet të transmetojnë materiale filmike të miratuara më parë nga selitë e partive. Bëhet fjalë për të vazhduar fenomenin që nisi në 2011-ën, ku pasqyrimi i fushatës elektorale bëhet nëpërmjet kasetave të trukuara nga vetë partitë.

Florije Peçi lind vajzë, priten analizat e ADN për të zbuluar personin që abuzoi me të

Postuar në 04 Qershor, 2013 15:20

Florije Peçi, studentja e mbijetuar nga aksidenti i tmerrshëm në Himarë 1 vit më parë ka sjellë në jetë fëmijën e saj.

Histori a saj tronditi opinion publik pak muaj më parë, pas denoncimit të të vëllait se Florija kishte mbetur shtatzënë gatë kohës që kurohej në një spital në Austri dhe se ishte përdhunuar ndërsa ishte e pavetëdijshme dhe në gjendje kome.

Mësohet se Florije Peçi ka kryer një lindje normale në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”. dhe ka sjellë në jetë një vajzë të shëndetshme.

Tahiri: Belle Air po përdoret për fushatë, do e hetojmë pas 23 qershorit

Postuar në 04 Qershor, 2013 15:19

Deputeti socialist, Saimir Tahiri, ka denoncuar faktin se PD, në bashkëpunim me kompaninë Belle Air, janë duke ofruar bileta falas për emigrantët dhe studentët jashtë shtetit, me kusht që ata të votojnë Berishën. Për të vërtetuar këtë gjë, atyre u kërkohet që të fotografojnë votën e tyre.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara