Arkiv-Lajme të përditësuara
S'MËRZITEN PËR JAKUPIN
Zyrtarët e PDK'së janë shfaqur të kujdesshëm kur kanë komentuar largimin e Jakup Krasniqit nga Partia e udhëhequr nga Hashim Thaçi. Sekretari i Përgjithshëm i PDK'së, Basri Musmurati ka thënë se ende s'ka ndonjë vendim të partisë. E, Nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti ka thënë se demokracia e pranon edhe largimin nga organizimi partiak. Aktualisht, Kryeparlamentari ka pas vetës të paktën pesë deputetë të PDK'së.
Zyrtarët e Partisë Demokratike të Kosovës janë shfaqur të kujdesshëm kur kanë komentuar largimin e Jakup Krasniqit nga PDK'ja.
Rama: Do nxjerrim vendin nga varfëria e rrënimi
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, duke prezantuar kandidatët e kësaj force politike në Roskovec, premtoi se pas 23 qershorit Qeveria do të jetë në krah të qytetarëve dhe do të punojë për zhvillimin e jetës së tyre.
"Më 23 qershor do të jetë dita e madhe ku qytetarët me votë do t'i japin fund regjimit të një familjeje. Partia Demokratike, nuk është më partia në shërbim të njerëzve, por është partia e një familjeje dhe e një grupi njerëzish që e kanë grabitur dhe e kanë rrënuar në këto 8 vjet Shqipërinë", tha Rama.
Shqipëri 1-0 Norvegji, shënon Valdet Rama
Eshte mbyllur pjesa e pare ne “Qemal Stafa” me rezultatin 1-0 ne favor te Shqiperise. Ka qene Valdet Rama, i cili në minutën e 41′ ka shenuar nje gol fantastik, duke ngritur ne kembe “Qemal Stafen”.
Formacioni zyrtar që Shqipëria do të hedhë në fushë.
Berisha; Dalku, Mavraj, Teli, Agolli; Rama , Basha, Bulku, Vila; Çani dhe Salihi
Meta: Trazicioni i lodhshëm mer fund në 23 qershor
Zgjedhjet e 23 qershorit do shënojnë dhe fundin e trazicionit të stërzgjatur ka deklatruar sot Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta. Ai ka zhvilluar një takim me banorët e Njësisë Bashkiake nr. 4 dhe nr. 7 në Tiranë.
Rama në Kutalli: Fshati si në mesjetë, pas 23 qershorit shteti do të jetë përkrah jush
Kryetari i PS, Edi Rama ka zhvilluar pasditen e së premtes një takim me banorët e Kutallisë, në qarkun e Beratit, ku ka premtuar zgjidhjen e problemeve të tyre.
Gjatë fjalës së tij, Rama e ka vënë theksin tek infrastruktura bujqësore, që sipas tij është njësoj si në mesjetë.
“Uji është bërë si legjendë, njësoj sikur jetojmë në Sahara. Gjithashtu, nuk e di se ku janë rrugët e shtruara nga kryeministri Berisha. Që nga kthesa e Lushnjes nuk kam parë asnjë rrugë të shtruar”, ka deklaruar Rama.
Lulzim Basha duket se ka alergji nga pemët
Që kur ka ardhur në krye të bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha ka urdhëruar prerjen e pemëve në disa lagje të Tiranës, me arsyen se ato janë të vjetra dhe rrezikojnë jetën e banorëve. Ndërsa më pas iu vërsul edhe një pjese të pemëve të Parkut të Liqenit, gjë që shkaktoi reagime të shumta.
Dhe, është duke e vijuar këtë gjë, teksa mëngjesin e sotëm punonjës të bashkisë kanë prerë disa pemë në njësinë nr.7, pa dhënë asnjë shpjegim për këtë veprim.
ODIHR: Qeveria, shirita elektoralë
Misioni OSBE/ODIHR-it, i kryesuar nga Conny McCormack publikoi raportin e ndërmjetëm ku analizohen disa aspekte zgjedhore të deritanishme për zgjedhjet e 23 qershorit.
Ky raport që në fillim ndalet në problematikën që lidhet me organin më të lartë zgjedhor në Shqipëri, KQZ-në, për të cilën thuhet se aktualisht është duke funksionuar me 4 anëtarë, gjë që pengon aftësitë për të administruar procesin sic e kërkon ligji.
Arvizu: Militantët të kontrollonjë pasionet, shmangni incidentet. Burgaj: Zbatim ligjit
Ambasadori amerikan ne vendin tone, Aleksander Arvizu ka ftuar mbeshtetesit e partive politike të kontrollojnë pasionet per shmangien e incidenteve elektorale. Deklarata e Arvizut eshte bere ne mbyllje te nje takimi qe ai zhvilloi me kreun e pergjithshem te Policise se Shtetit, Hysni Burgaj. “Mbështetesit e partive politike mund ta bëjnë më të lehtë punën e Policisë së Shtetit duke mbajtur pasionet nën kontroll dhe duke zbatuar ligjin. Këtë shpreson dhe pret SHBA”, tha ambasadori.
Itali, shkatërrohet banda e trafikut të kokainës, arrestohen 14 shqiptarë
Policia italiane ka shkatërruar një bandë të trafikut ndërkombëtar të kokainës, e cila drejtohej nga shqiptarë. Mësohet se nga 31 të arrestuarit, 14 prej tyre janë shqiptarë dhe rreth 2.5 kg kokainë është sekuestruar.
Në operacionin e kapjes së anëtarëve të bandës u përfshinë 300 policë të komandës të ASTI-t dhe Val D’Aosta-s.
Trafiku i kokainës kryhej në veri të Italisë, në Asti dhe rezulton se në tërësi shqiptarët trafikuan 31 kilogramë kokainë, në vlerë 10 milionë euro.
Sondazhi i brendshëm i PD-së parashikon humbje në zgjedhje
http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/themes/gazeta-e-re/...); background-color: rgb(255, 255, 255); color: rgb(85, 85, 85); line-height: 19px; background-position: 0px 20px; background-repeat: no-repeat no-repeat;">
Mbrojtja - Në këtë prag fushate, synimi i vetëm i demokratëve është mbrojtja e rezultateve të zgjedhjeve të kaluara të 2009-s, ku PD-ja mori në rang vendi 70 deputetë