Rama në Kutalli: Fshati si në mesjetë, pas 23 qershorit shteti do të jetë përkrah jush

Postuar në 07 Qershor, 2013 14:22

Kryetari i PS, Edi Rama ka zhvilluar pasditen e së premtes një takim me banorët e Kutallisë, në qarkun e Beratit, ku ka premtuar zgjidhjen e problemeve të tyre.

Gjatë fjalës së tij, Rama e ka vënë theksin tek infrastruktura bujqësore, që sipas tij është njësoj si në mesjetë.

“Uji është bërë si legjendë, njësoj sikur jetojmë në Sahara. Gjithashtu, nuk e di se ku janë rrugët e shtruara nga kryeministri Berisha. Që nga kthesa e Lushnjes nuk kam parë asnjë rrugë të shtruar”, ka deklaruar Rama.

Duke vënë në dukje mungesën e kushteve për favorizimin e prodhimit vendas, kreu i opozitës u ka premtuar mbështetje fshatarëve pas zgjedhjeve të 23 qershorit.

“Pas 23 qershorit çdo fermer do ketë pranë qeverinë. Ne do ta heqim taksën 20 për qind për bukën, miellin, qumështin, vezën e vajin”, ka shtuar Rama.

Fushatën e tij kreu i PS bashkë me skuadrën e Rilindjes e ka vijuar në Kuçovë, ku ka bërë premtimet e radhës përpara elektoratit socialist.

“Ne nuk tregojmë përralla. Katragjyshi me anti-plumb i tregon ato dhe mashtron shqiptarët, të cilët i ka lënë në harresë”, ka thënë Rama, i cili ka premtuar ndryshimin e situatës.

“Ne do të rrëzojmë murin e padrejtësisë. Ne do vendosim taksimin e ndershëm. Partia Socialiste do të jetë një qeveri në krah të qytetarit”, ka theksuar Rama.

Rama: Rrugët, ndëshkim për qeverinë. Qarku i Beratit është lënë në harresë 

Kreu i opozitës Edi Rama e ka zhvendosur “Këndin e fjalës” në Poliçan dhe Berat ku ka diskutuar për problemet që shqetësojnë banorët e këtyre zonave. Kryesocialisti duke iu referuar rrugëve që të shpien ne Qarkun e Skraparit, tha nga Poliçani se ato janë ndëshkimi i qeverisë, që duhet t’ia japin jo vetëm socialistët por dhe demokratët.

“Dëgjova se Saliu qenka në Çorovodë. Nuk e di se çfarë do i thotë popullit të Skraparit dhe nuk e di sesi mund të jetë ndjerë që nga kthesa e Beratit deri aty ku ka mbërritur nëse ka mbërritur në këtë rruge dhe nëpër këto rruge që janë mjaft, që jo socialistët dhe progresistet, por dhe demokratët e thjeshtë të mos ja japin votën se nuk ka turp më të madh se gjithë ky qark është kthyer në një xhep fallco, që ngjajnë me rrugë pas lufte. Këto rrugë janë akuza më e rëndë që vjen nga ky qark për këtë qeveri që pretendon se ka ndërtuar 10 mijë kilometra rrugë. 10 mijë janë shiritat,për inaugurime nga 7 deri në 8 herë të rrugëve dhe rrugicave për të manipuluar këtë popull për propagandë”, tha Rama, teksa duke iu përgjigjur interesit të banorëve, shtoi se Berisha nuk mbajti as premtimin për rrugën që të çon në Malin e Tomorrit.

Duke iu referuar raporteve ndërkombëtare, kreu i PS-së theksoi se lidhjet e krimi me qeverinë kanë stopuar zhvillimin e vendit, ndërkohë premtoi se pas 23 qershorit do të rikthehen në punë të gjithë ata punonjës që janë larguar jo vetëm nga Kombinati i Poliçani, por në çdo institucionet dhe qytet.Kreu i PS-së ka sulmuar edhe kryeministrin Berisha në lidhje me deklaratat e tij se do të japë rrogën e 13-të për punonjësit e administratës në fund të vitit.

“Ai dëgjoi atë tonën që me taksimin e ndershëm të gjithë ata që kanë një rrogë në shtet do të përfitojnë mesatarisht 40 mijë lekë në muaj kursim dhe mesatarisht një rrogë në vit. Dëgjoi këtë dhe doli dhe tha që do t`ju jap rrogën e 13-të. Dëgjoji se do t`i japim certifikatën e tokës dhe doli dhe tha që votoni për mua se do t`jua jap certifikatën deri në fund të vitit. Po ka më shqiptar që e beson këtë” tha Rama.

Rama në Berat: Berisha shpif, bashkimi me Metën historik

Kreu i PS-së Edi Rama i është përgjigjur nga Berati, akuzave që kryeministri Berisha bëri në adresë së tij në takimin elektoral në Çorovodë. Kryesocialisti Rama tha se Berisha shpif kur thotë se kreu i LSI-së Ilir Meta duhet ta dërgojë në Skrapar për të kërkuar falje për fyerjet kolektive.

Kreu i opozitës e cilësoi historik bashkimin e PS-së dhe LSI teksa tha se bashkë do mbyllin një kapitull dramatik të qeverisjes së vendit nën drejtimin e demokratëve.

“Sot vërdallë është katragjyshi, që shkon në Skrapar dhe u thotë, që Edi Rama duhet të vijë këtu të kërkojë falje se ka ofenduar skraparllinjtë. Shkon lartë e poshtë dhe thotë se ka ofenduar kuksianët u ka thënë shpellar ejt. Të gjitha shpifje të ulëta të një burri në moshë që duhet të ishte sot duke lexuar Çufon dhe Bubin Kaçurrel sic bëjnë të gjithë gjyshërit vjen vërdallë dhe u thotë përralla gjithë Shqipërisë. Cfarë mund të bëjë me ai që ka 8 vjet që mbretëron jo sepse populli i ka dhënë me shumicë votën po sepse shumica natyrale ka vjedhur vota për të vjedhur Shqipërinë dhe ka përfituar ndasirat dhe situatat e krijuara brenda nesh. As vota nuk vjedh dot më për të qëndruar aty ku është, se do jenë një lum i madh për PS dhe kaalicionin tonë dhe as nuk përfiton më nga ndasi. Bashkimi PS dhe LSI është historik për të mbyllur një kapitull dramatik të historisë politike, ekonomike dhe sociale”, theksoi Rama gjatë këndit të fjalës së zhvendosur mesditen e sotme në Berat.

Rama rikonfirmoi  se PS- nuk do t’i çojë komisionerët e saj në KQZ, pasi ajo do fitojë edhe sikur votat të vidhen. “Ne nuk bëhemi pjesë e Saliut në atë organizatë partie. Si me ne, si pa ne aty, ata janë një çetë kusarësh, të gatshëm të gllabërojnë votën e popullit – tha Rama, duke iu përgjigjur kërkesës së një mësuese nga Berati.

Në qytetin 2400 vjecar, kreu i PS-së, shprehu shqetësim për trashëgiminë kulturore të vendit që po degradon dita ditës. Ndërkohë, që duke iu referuar vendeve fqinjëve, Rama i bëri thirrje banorëve që më 23 qershor të largojnë qeverinë si detyrim ndaj të parëve dhe fëmijëve.

“Ne nuk kemi ardhur për të premtuar se do e bëjmë Beratin si Zvicrën apo Venecian apo destinacion të famshëm, por kemi ardhur të zotohemi se do merremi me Beratin shumë seriozisht. Do e fillojmë nga kjo kala këtu që nuk ka një punonjës të vetëm për mirëmbajtjen. Po ta kishim beratin e 2400 vjetëve fqinjët tanë të jeni të sigurtë që do e bënin dritë për të ndriçuar hartën Evropës. Po ja që në vendet fqinje ka shtet, kam parasysh dhe shtetin me të të ri Kosovën, ndajBerati është katandisur kështu, ndaj dhe Kruja është katandisur sic është katandisur. Ky shtet dhe pushtet, ky kryeministër sot ka ardhur këtu dhe nuk di se me cfarë fytyre i del këtij qarku, po i bën Krujës ato që nuk i bënë dy sulltanë. Po e masakrojnë duke lejuar që ‘mostrat’ prej betoni ti sulen nga sipër kalasë. Shikoni Gjirokastrën sikur të ishte nën mallkim. Në qyet i qëndisur me gurë si asnjë qytet tjetër, për të cilin ka dhe një libër me famë botërore, shikojeni si e kanë lënë. Shikoni cpo i punojnë kalasë se Shkodrës, Lezhës apo dhe Butrintit. Ne nuk synojmë të ulim një flamur dhe për të ngritur tjetër. Ne duhet e mbrapsim qeverinë për detyrimin që u keni të parëve tanë dhe borxhin që u kemi fëmijëve tanë”, u shpreh Rama.

 

 

SHQIP

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.