Arvizu: Militantët të kontrollonjë pasionet, shmangni incidentet. Burgaj: Zbatim ligjit

Ambasadori amerikan ne vendin tone, Aleksander Arvizu ka ftuar mbeshtetesit e partive politike të kontrollojnë pasionet per shmangien e incidenteve elektorale. Deklarata e Arvizut eshte bere ne mbyllje te nje takimi qe ai zhvilloi me kreun e pergjithshem te Policise se Shtetit, Hysni Burgaj. “Mbështetesit e partive politike mund ta bëjnë më të lehtë punën e Policisë së Shtetit duke mbajtur pasionet nën kontroll dhe duke zbatuar ligjin. Këtë shpreson dhe pret SHBA”, tha ambasadori. Nga ana e tij, Burgaj siguroi se Policia e Shtetit po monitoron gjithë territorin dhe do të zbatojë ligjin. “Në këto momente që flasim gjithçka është normale pavarësisht disa incidenteve te lehta, me pasoja dhe dëme të lehta në tre raste. Po monitorojmë në gjithë territorin e vendit dhe Policia e Shtetit do zbatojë ligjin duke respektuar liritë e qytetarëve për të votuar të lirë”- tha ai.
PANORAMA
Add new comment