Arkiv-Lajme të përditësuara

Berisha: Rama do ta kthejë Shqipërinë në “republikë bananesh”

Postuar në 05 Qershor, 2013 14:56

Kryeministri Sali Berisha është takuar sot me banorët e Shijakut, ku ka prezantuar kandidatët për deputetë në këtë zonë. Në fjalën e tij Berisha tha se qeveria e tij ka bërë që vendi ynë të ecë përpara duke u anëtarësuar në disa organizata ndërkombëtare dhe ka arritur të asfaltojë rreth 10 mijë km rrugë.

Denoncimi i mësueses te Rama: Më kërkuan 5 mijë euro e 100 vota për PD për vendin e punës

Postuar në 05 Qershor, 2013 14:52

Në vijim të denoncimeve që PS ka bërë vazhdimisht lidhur me përdorimin që i bëhet administratës në fushatë përmes presionit për të mbajtur vendin e punës, vetë kryesocialisti Rama ka bërë një denoncim gjatë një bashkëbisedimi me banorët e Labinot-Fushë.

Një vajzë ka denoncuar tek Rama faktin se i janë kërkuar 5000 euro dhe 100 vota të sigurta për PD në mënyrë që të futej në punë si mësuese.

 “Matilda Qosja vajzë në Labinot Fushë: Më kërkojnë 5000 euro dhe 100 vota PD që të bëhem mësuese! PS, Rilindje për arsimin përmes meritës”, shkruan Rama në Twitter.

Qosja: Berisha duhet të largohet mbi të gjitha sepse po e çon Shqipërinë në humnerë ekonomike

Postuar në 05 Qershor, 2013 14:51

Akademiku Rexhep Qosja, në një intervistë për të përditshmen Telegraf, thotë se Shqipërisë i duhet rotacioni dhe largimi i kryeministrit Sali Berisha, pasi mbi të gjitha ai po e çon vendin drejt humnerës ekonomike.

KE: Liria e medias, e rëndësishme

Postuar në 05 Qershor, 2013 14:49

Ndaj vendimit të KQZ që mediat të pasqyrojnë fushatën vetëm përmes kasetave të ofruara nga partitë politike ka reaguar edhe Komisioni Europian, përmes zëdhënësit të komisionerit Shtefan Fyle. 

Në një intervistë për Top Channel, Peter Stano tha se Komisioni Europian po shqyrton në detaje vendimin e KQZ-së dhe kujtoi se liria e medias është një prej vlerave dhe parimeve bazë të Bashkimit Europian, e cila duhet të garantohet dhe jo të kufizohet.

PD u ofron emigrantëve 10 mijë lekë në këmbim të votës

Postuar në 05 Qershor, 2013 07:35

Partia Demokratike duket se nuk po kursen asnjë metodë për të manipuluar zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Përveç ushtrimit të presionit tek punonjësit e administratës publike, partia në pushtet tashmë po kërkon të manipulojë edhe votën e emigrantëve.

Edhe pse pas tetë vitesh në pushtet nuk u garantoi votën atyre, tani po kërkon t’i bindë që të marrin pjesë në këtë proces duke u mbuluar shpenzimet e rrugës. Emigrantë shqiptarë në Greqi denoncojnë raste ku u janë ofruar 10 mijë lekë nëse ditnë e zgjedhjeve shkojnë në Shqipëri dhe votojnë për PD-në.

U kërkojnë të lirojnë banesën, plumba përmbaruesve privatë

Postuar në 05 Qershor, 2013 07:34

Banorët e një shtëpie një katëshe në rrugën “Fortuzi” në Tiranë u janë përgjigjur me plumba përmbaruesve privatë që u kanë kërkuar që u kanë kërkuar të braktisin banesën. Banorët nuk pranojnë të lirojnë godinën pasi sipas tyre personi që pretendon se është pronari nuk i ka dokumentat e rregullta dhe nuk është pronari i ligjshëm. “Po na nxjerrin nga shtëpia me padrejtësi, me letra të falsifikuara. Kjo shtëpi është e jona. Ka patur një dhomë dhe një ahur. Zoti Rexhep Cali pretendon të marrë shtëpinë e babës tim. Kemi 8 muaj në terror, në presion. Jemi shkatërruar nga nervat.

Sondazhi: E majta thellon fitoren me 7 për qind

Postuar në 05 Qershor, 2013 07:33

65.4 për qind e shqiptarëve duan taksën progresive që propozon PS-ja

Herion Mesi

Ngjela në qeverinë e PS/ Gjinushi: Mban erë pazaresh

Postuar në 05 Qershor, 2013 07:31

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Skënder Gjinushi, në një intervistë për Panoramën, thotë se PSD do të jetë qartazi forca e dytë e të majtës.

Indirekt, Gjinushi komenton edhe lajmin se Spartak Ngjela i Partisë për Ligj dhe Drejtësi do të jetë në kabinetin e qeverisë së majtë.

Sipas Gjinushit, paktet që nuk mbështeten në votë, mbajnë erë pazaresh.

Rama: Berisha po mashtron njerëzit

Postuar në 05 Qershor, 2013 07:30

Në një takim me banorë të Labinot Fushë, kreu socialist u shpreh se kryeministri Sali Berisha mashtron njerëzit duke i bërë premtime të rreme për dëmshpërblime si për të përmbyturit ashtu edhe për uljen e kostos së prodhimit në fshat. 

"Qeveria për 8 vjet e ka rrënuar dhe e ka braktisur fshatin. Ne premtojmë që do të heqim TVSH-në për ushqimet bazë dhe do të përmirësojmë jetën e banorëve të fshatit", tha Rama.

Konflikt për pronën, përmbaruesit ‘përplasen’ me banorët

Postuar në 05 Qershor, 2013 03:58

TIRANE- Konflikt per pronen ne rrugen “Fortuzi” ne kryeqytet.

Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme, nderkohe qe jane degjuar te shtena armesh gjate perplasjes midis banoreve dhe perfaqesuesve te Permbarimit.

“Sektori Shqiponja qe mberriti ne vendin e ngjarjes, njoftuar per konfliktin ka arrestuar autorin qe dyshohet se ka qelluar me arme, shtetasin Artan Sadiku”- ben me dije “News 24″.

Sipas policise, atij iu sekuestrua nje arme akllashnikov dhe nje granate.

 

 

 

PANORAMA

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara