U kërkojnë të lirojnë banesën, plumba përmbaruesve privatë

Postuar në 05 Qershor, 2013 07:34

Banorët e një shtëpie një katëshe në rrugën “Fortuzi” në Tiranë u janë përgjigjur me plumba përmbaruesve privatë që u kanë kërkuar që u kanë kërkuar të braktisin banesën. Banorët nuk pranojnë të lirojnë godinën pasi sipas tyre personi që pretendon se është pronari nuk i ka dokumentat e rregullta dhe nuk është pronari i ligjshëm. “Po na nxjerrin nga shtëpia me padrejtësi, me letra të falsifikuara. Kjo shtëpi është e jona. Ka patur një dhomë dhe një ahur. Zoti Rexhep Cali pretendon të marrë shtëpinë e babës tim. Kemi 8 muaj në terror, në presion. Jemi shkatërruar nga nervat. Unë jam anëtare e PD, kam punuar për këtë pushtet dhe po punoj akoma për ti dhënë vota, dhe mua po më nxjerrin nga shtëpia”,- deklaroi vajza e familjes Sadiku , familja që jeton në banesë. Një prej banorëve ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të përmbaruesve, por fatmirësisht pa shkaktuar të lënduar. Policia ka shoqëruar në komisariat Artan Sadikun, dhe sekuestroi edhe një armë të llojit kallashnikov.  Përmbaruesit janë larguar për tu kthyer një ditë tjetër.

 

 

 

MAPO

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.