Berisha i premton Kombëtares: Nëse fitoni, do t’ju shpërblej

Postuar në 05 Qershor, 2013 03:53

DURRËS Kryeministri Berisha takoi mesditën e djeshme në Durrës futbollistët e Kombëtares, duke u shprehur mbështetjen për ndeshjen që do të zhvillojnë me Norvegjinë. Berisha shprehu dëshirën që Kombëtarja të mund të luante në Botërorin “Brazil 2014”. “Do gëzohem shumë më tepër nëse do shkoj në Brazil, ndaj ju uroj shumë suksese, e përgëzoj trajnerin De Biazi për punën që bën! E di që nuk e ka të lehtë dhe e ka me përgjegjësi të madhe”. Gjatë takimit me futbollistët, Berisha theksoi se pret një rezultat pozitiv në ndeshjen me Norvegjinë, duke shtuar se në rast fitoreje, “qeveria do të japë edhe vlerësimin e merituar”. “Do përpiqemi t’ju mbështesim dhe më shumë dhe ju e meritoni plotësisht, se ju keni dëshmuar talent, aftësi. Futbolli është një sport me dinamizëm të paimagjinueshëm. Kur pashë spanjollët, thashë ‘këta kanë arritur qiellin’. Kur pashë gjermanët, thashë ‘këta e kanë kaluar’. Por gjermanët ishin dhe më të jashtëzakonshëm. Ju uroj shumë sukses dhe ju siguroj se qeveria do ketë një Premium për fitoren tuaj. Kjo nuk vihet në diskutim se ju e meritoni plotësisht, shpresoj të fitoni, por sytë e shqiptarëve presin fitore tek ju”.

 

 

 

 MAPO

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.