Ngjela në qeverinë e PS/ Gjinushi: Mban erë pazaresh

Postuar në 05 Qershor, 2013 07:31

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Skënder Gjinushi, në një intervistë për Panoramën, thotë se PSD do të jetë qartazi forca e dytë e të majtës.

Indirekt, Gjinushi komenton edhe lajmin se Spartak Ngjela i Partisë për Ligj dhe Drejtësi do të jetë në kabinetin e qeverisë së majtë.

Sipas Gjinushit, paktet që nuk mbështeten në votë, mbajnë erë pazaresh.

“Ashtu si fitimet në biznese ndahen në bazë të aksioneve, në politikë aksionet janë votat. Qoftë dhe një parti e dimensionit mesatar apo të vogël, që kërkon bashkëqeverisje, kjo e drejtë u takon vetëm votuesve të saj. Pra, nëse 700 mijë vota që nxjerrin fitues njërin krah të japin të drejtën të qeverisësh me 16-17 ministra, atëherë 70 mijë vota të japin të drejtën të jesh pjesëtar në bashkëqeverisje me 1/10 e kabinetit. Ky është parim i përfaqësimit proporcional përmes votës, dhe jo pazar politik. Prandaj PSD nuk ka pasur ndonjë merak për “konkretizim” marrëveshjesh, aq më shumë, për të ditur paraprakisht se cilin post ministror do të marrësh, sepse kjo mban erë interesa të ngushta. Partitë qartazi duhet të shprehen për parimin që forca e parë, aq më shumë kur e para është dukshëm e para mbi të tjerat, është forca që mandaton Kryeministrin, pastaj partitë përbërëse të shumicës, në raport me votat apo mandatet, bashkëqeverisin dhe pastaj hyhet në konkretet, se sa poste i takojnë secilit dhe kush do jenë,” tha Gjinushi./ep

 

 

 

TEMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.