Rama: Berisha po mashtron njerëzit

Postuar në 05 Qershor, 2013 07:30

Në një takim me banorë të Labinot Fushë, kreu socialist u shpreh se kryeministri Sali Berisha mashtron njerëzit duke i bërë premtime të rreme për dëmshpërblime si për të përmbyturit ashtu edhe për uljen e kostos së prodhimit në fshat. 

"Qeveria për 8 vjet e ka rrënuar dhe e ka braktisur fshatin. Ne premtojmë që do të heqim TVSH-në për ushqimet bazë dhe do të përmirësojmë jetën e banorëve të fshatit", tha Rama.

Më herët, Rama ishte në një takim me banorë të Labinot Mal. Ne nje njoftim ne profilin e tij ne Tëitter, lideri i socialisteve, Edi Rama shkroi se ne kete zone tokat thahen per uje, nderkohe qe rezervuari qe u ishte premtuar banoreve eshte bere koncension per nje HEC. “Ne Labinot Mal ku tokat thahen per uje e rezervuari i premtuar u be koncesion per nje HEC qe kercenon te ardhmen e jetes se tokes bujqesore”, shkruan Rama.

 

 

 

 

Top Channel

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.